Bashkia e Tiranës, pak përpara stinës së pranverës ka vendosur të riparojë këndet e lojërave nëpër lagjet e Tiranës, të cilët janë dëmtuar. Disa prej këtyre këndëve që kanë qenë jashtë funksionit për shkak të dëmeve, do të rivihen në punë e ndërsa do të ketë edhe elemntë të rinj argëtimi për të gjitha grupmoshat.

Në të gjithë territorin e Tiranës, ka nisur rehabilitimi i këndeve të lojërave të ndërtuar nëpër lagje të cilat janë dëmtuar. Sektori i mirëmbajtjes i këndeve të lodrave e moduleve rekreativ të Bashkisë së Tiranës, po punon për mirëmbajtjen e zakonshme, riparimet e defekteve dhe dëmeve duke sjellë rivënien në punë të tyre si dhe një siguri maksimale për të vegjlit e qytetit të cilët në kohën e tyre të lirë kanë mundësi që të luajnë në lagjen e tyre.

Riparimit i janë nënshtruar edhe disa prej moduleve të lojërave, sikurse janë fushat e Ping-Pong te zona e lojërave në Parkun e Madh të cilat janë mjaft të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat.

Gjatë këtyre tre viteve, në të gjithë qytetin janë ndërtuar rreth 31 kënde lojërash në hapësirat ndërmjet pallateve që dikur kanë qenë të zëna nga ndërtimet informale apo nga plehrat e hedhura pa kriter.

kend lojerash

kend lojerash

Riparimet në këndët e lojërave

 

d.gj/ Shqiptarja.com