Tiranë, sekuestrohen 3 dyqane
ngritur brenda ish-Uzinës Mekanike

Tiranë, sekuestrohen 3 dyqane<br />ngritur brenda ish-Uzinës Mekanike
TIRANË – Policia e Tiranës ka ndaluar sot punimet që ishin duke u kryer në mënyrë të paligjshme në tre dyqane të ngritura mbi një pronë publike, siç është ish-Uzina Mekanike në rrugën e Kavajës.
 
Objektet pa leje ishin duke u ndërtuar në një sipërfaqe prej 600 m katorësh nga një qytetar, që jozyrtarisht njihet si pronar i tyre, Fatmir Neza.  
 
Pas shumë përpjekjesh nga ana e policisë bashkiake, punimet janë penguar më në fund nga Policia e Rendit, e cila ka shoqëruar në polici, dhjetë punëtorët që po kryenin punimet dhe më pas, organet kompetente janë bërë sekuestrimi i tre dyqaneve.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Edhe pa e dashur atdheun, thuaj çfarë ke parë

Frrok Çupi: Edhe pa e dashur atdheun, thuaj çfarë ke parë