Një 16- vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet, pas një kontrolli të ushtruar në servisin e makinave në pronësi të babait të tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në serivis, është gjetur një sasi prej 7.4 kilogramësh kanabis.

Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 16-vjeçarin E.K, si dhe kanë shpallur në kërkim babin e tij 42- vjeçarin H.K.

Njoftimi i policisë:
Seksioni për hetimin e narkotikëve pranë D.V.P Tiranë, në vijim të punës së tyre për parandalimin, evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, gjatë kontrollit të ushtruar, në një servis mjetesh në rrugën "Siri Kodra", kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :

- E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas ishte prezent gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e të atit, në rrugën "Siri Kodra", ku në bagazhin e mjetit tip "Benz", janë konstatuar 7.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 7.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

U bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit :

- H.K., ( i ati i të miturit të arrestuar ), 42 vjeç banues në Tiranë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Redaksi Online
D.T/Shqiptarja.com