Tiranë, sherr dhe plagosje
me thikë, në pranga i dyti

Tiranë, sherr dhe plagosje<br />me thikë, në pranga i dyti
TIRANË - Policia e Tiranës ka vënë në pranga të dyshuarin e dytë, pasi akuzohet për një plagosje të ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet. Burimet zyrtare thanë se, nga efektivët e seksionit të Kërkimit në afërsi të rrugës “Ali Demi”, është bërë kapja e personit në kërkim Ermal Kreka, 26 vjeç, lindur Korçë dhe banues në Tiranë.
 
Sipas policisë, 26-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi në datën 21 gusht 2013, rreth orës 11:30, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ka shkuar i dëmtuar me thikë në pjese te ndryshme të trupit Erton Gjona, i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta nga Ermal Kreka dhe Elton Kreka (vëllezër të arrestuar).
 
Por për shkak të plagëve të marra, Erton Gjona është dërguar në Spitalin Ushtarak. Ndaj Ermal Krekës, është ngritur akuza e "plagosjes së rëndë me dashje".
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca