TIRANE - Pritje madhështore për djemtë e kombëtares tonë që na çuan për herë të parë në kampionatin euro është rezervuar jo vetëm në aeroportin e Rinasit por edhe rrugës për në kryeqytet ku do të kalojë autobusi me kuqezinjtë të cilësuar tashmë "heronj" për historinë që shkruan në futbollin shqiptar.
Shqiptarja.com sjell fotot e disa tifozëve të rinj të cilët janë grumbulluar në rrethrrotullimin e Doganës. Të gjithë të veshur kuqezinj këndojnë e borohorasin për kombëtaren. Por nuk mungojnë edhe ofendimet ndaj Serbisë...tifozët duket se nuk e kanë harruar humbjen në "Elbasan Arena".
Disa tifozë të flaktë kanë hipur në majë të shqiponjës të vendosur brenda rrethrrotullimit për t'i rënë edhe më shumë në sy futbollistëve të kombëtares që sjellin me vete fitoren ndaj Armenisë me rezultatin 0-3.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO