TIRANE - Tregtarët e Institutit të Kamzës kanë protestuar sot përpara Bashkisë së Tiranës duke i kërkuar kësaj të fundit që të mbajë premtimin e dhënë dhe të krijojë ambientin ku ata të mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Sipas tyre, Bashkia e kryeqytetit u ka prishur tregun para dy viteve me premtimin se do t’u ndërtonte ambiente të reja ku ata të mund të tregtonin. Por edhe pas dy vitesh kjo gjë nuk ka ndodhur, ndërsa sipas tyre, në Institutin e Kamzës është ndërtuar një treg, po ku atyre nuk u lejohet të shesin.
Jo vetëm kaq, por sipas tregtarëve, ata ende vazhdojnë të paguajnë taksat në Bashki pavarësisht se nuk u lejohet të shesin në tregun e ri të ndërtuar. Në këtë mënyrë ata kërkojnë që të bashkohen dy tregjet në një të vetëm.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com