TIRANË - Trupi i pajetë i të një moshuari është gjetur ditën e sotme në qendër të Tiranës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, i moshuri është gjetur i pajetë në zonën e njohur si, ish-gropa e “Hajdin Sejdisë”.

Kanë qenë kalimtarët ata që e kanë njoftuar policinë për ngjarjen dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ambulancat. Gjatë hetimeve, është bërë e ditur se, i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Identiteti i të moshuarit nuk është bërë i ditur ende, ndërsa trupi i tij është dërguar në morgun e spital tek QSUT-ja.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)