TIRANE - Monumentit të pavarësisë që ndodhet për gati dy vjet tek parku “Rinia” në Tiranë i janë grabitur sërish pllakat e bronxit. Sipas policisë pllakat e vjedhura janë 7, me në vlerë prej 2800 euro (400 euro për pllakë).
Policia, përveçëse po punon për identifikim dhe kapjen e autorëve të grabitjes, ka nisur kontrollin dhe në pikat e grumbullimit të skrapit ku pllakat e bronxit mund të jenë shitur.
Gjithashtu njoftohet se autoritet e policisë kanë nisur procedimin penal, në gjendje të lirë, për një efektiv të policisë bashkiake, i cili ishte i punësuar posaçërisht për ruajtjen e objektit me vlerë të madhe ekonomike e jo vetëm. Aktivizimi i menjëhershëm i forcave të policisë është i arsyeshëm dhe për faktin se ky monument ka vlerë të madhe simbolike dhe historike pasi është vendosur aty më rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
Në të ndodhet dhe e gdhendur deklarata e pavarësisë sëbashku me emrat e 40 firmëtarëve.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com