TIRANE - Një 28 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka vjedhur një automjet dhe është përpjekur të largohet. Në prangat e policisë ka rënë Aldo Alla lindur dhe banues në Krujë dhe i dënuar më parë për vjedhje.

Sipas policisë, ditën e djeshme rreth orës 13:40, në vendin e quajtur rruga “Vangjel Noti”, në Laprakë, ka vjedhur automjetin tip Mercedes benz ML-320 me targa DR6420E dhe në tentativë për tu larguar është kapur në flagrancë nga forcat policore.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se Alla është dhe autor i vjedhjes së 3 automjeteve të tjera në Tiranë. Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Vjedhjes”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)