TIRANE - Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin ditën e sotme të një të riu, i kërkuar pasi ka vjedhur orenditë e shtëpisë së tezes së tij për t’i shitur dhe më pas me paratë të blejë drogë. Në pranga të policisë ka përfunduar Eduart Zeneli, ndërsa arrestimi i tij është bërë i mundur nga efektivat blu të komisariatit nr. 2 në kryeqytet.

Sipas policisë Zeneli ka vjedhur orenditë e shtëpisë së tezes së tij në rrugën “Vëllezërit Manastrilliu” në Tiranë, ndërsa i ka shitur dhe më pas me paratë e fituara ka blerë kokainë.  

Denoncimin për vjedhjen e orendive e ka bërë vetë tezja e të riut dy ditë më parë e cila ka konstatuar grabitjen nga nipi i tij duke njoftuar forcat e policisë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për procedime të mëtejshme penale. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)