TIRANE- Merr fund ngërçi disamujor në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Gjatë mbledhjes, rikonfirmohet Aldrin Dalipi, përfaqësues i së majtës, si kreu i ri i Këshillit Bashkiak, si dhe miratohet çlirimi i gjysmës së fondit të emergjencës, në ndihmë të familjeve të përmbytura në njësinë bashkiake nr 11.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 u mblodh Këshilli Bashkiak i Tiranës duke i dhënë fund ngërçit disa mujor mes këshillltarëve të majtë dhe të djathtë për tu mbledhur së bashku. Më në fund pas disa muajsh të dy palët kanë lajmëruar për takimin në të njëjtën datë dhe orë. Rendi i ditës në këtë mbledhje ka qenë së pari konfirmimi i Gazmend Dibrës si këshilltar i ri në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe së dyti, rikonfirmimi i Aldrin Dalipit në krye të Këshillit Bashkiak.
Në mbledhjen e djeshme u rikonfirmua me 32 vota Aldrin Dalipi, përfaqësues i së majtës, si kryetar i Këshillit Bashkiak. Ndërsa Gazmend Dibra bëri betimin përpara Këshillit Bashkiak, pasi është propozuar si këshilltar i ri. Ferdinand Poni ka kërkuar një rikomfirmim të Aldrin Dalipit, ndërsa e majta është shprehur kundër një votimi për të cilin kanë votuar më parë, ndërkhë që kanë konfirmuar qëndrimin e mbajtur më 3 maj. Kryetari i ri është përshëndetur edhe nga kryetari i Bashkisë Lulzim Basha. “Edhe pse me vota të mazhorancës, e përshëndes kryetarin Dalipi dhe i uroj punë të mbarë për të mirën e qytetarëve të Tiranës“,- u shpreh kryebashkiaku i Tiranës. Ndërsa Dalipi u shpreh se i garanton gjithë anëtarët e këshillit dhe qytetarët, se Kushtetuta dhe rregullorja e këtij këshilli do jenë baza e punës së tij.
“Garantoj anëtarët e opozitës, se do kenë gjithë hapësirën e duhur për të thënë fjalën e tyre në këtë këshill", - deklaroi Dalipi. Këshilli bashkiak ka miratuar me akt normativ me të gjitha votat e antatëve të këshillit çlirimin e gjysmës së fondit të emergjencs prej 1 milion lekë të reja për t’iu ardhur në ndihmë 6000 qytetarëve të përmbytur të njësisë bashkiake nr 11. Sipas Bashës, fondi i emergjencës në Bashki është vetëm 20 milion lekë të vjetra, nga të cilat 10 milion do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë pas përmbytjes nga lumi i Tiranës. Edhe pse dëmi është shumë herë më i madh sesa shuma që ofron Bashkia, Basha falenderoi të gjithë antarët të cilët dhanë të gjithë votat e tyre për këtë rast emergjent.
Mbledhja ka nisur rreth 30 minuta me vonesë, dhe gjatë saj nuk kanë munguar replikat. Këshilltari i të majtës, Bushati, ka replikuar me Bashën duke i thënë se 1 milion lekë për 492 shtëpi të përmbytura, është shifër qesharake, sepse i bie 14 euro për familje. "Ju në buxhetin tuaj euforik keni parashikuar kaq pak para kur kjo ishte dita e parë me shi në Tiranë. Projektimi juaj në buxhet s’është serioz, ekonomik, s’është logjik”, - tha Bushati. Mbledhja e djeshme ishte thirrur nga kreu i këshillit, z. Dalipi, gjatë së cilës shprehu keqardhjen për kohën e humbur si dhe theksoj se gjatë kësaj kohe do të punohet me ritme të shpejta për të rikuperuar kohën e humbur. Mbledhja e rradhës pritet të jetë të hënën tjetër në po të njejtën orë.
Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com