TIRANE - Një burrë ka denoncuar në polici humbjet e të birit që prej 2011, duke shprehur shqetësimin se i biri mund të ketë shkuar për të luftuar në Siri përkrah xhihadistëve. Mësohet se Hysen Laze ka bërë denoncimin e tij në Komisariatin Nr.6 në Kombinat, ku i ka thënë strukturave të rendit se i biri Dauti kishte tre vite larg familjes, dhe se pasi ka dëgjuar rastet e shumta të shqiptarëve në Siri, dyshon se edhe i biri të ketë ndjekur rrugën e tyre.
Ai i ka kërkuar ndihmë policisë që të mund të ia gjejnë të birin, si dhe rikthimin e tij në atdhe.
Ndërkohë burime nga policia për A1 Report, bëjnë të ditur se të dhënat për personin e denoncuar si të zhdukur nga familja i kanë kaluar Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili ka nisur hetimet për të zbuluar nëse Daut Laze është një nga xhihadistët shqiptarë që po lufton në Siri.
Të shumtë janë shqiptarët, kryesisht nga Kosova, që kanë shkuar të luftojnë përkrah xhihadistëve në Siri, dhe ku më i kërkuari për terrorizëm është Lavdrim Muhaxheri. Po sot, mediat kosovare, raportuan për një 17 vjeçar shqiptar nga Gjilani të vrarë në luftimet në Siri. Vritet në Siri një tjetër i ri nga Gjilani, babai i viktimës:Iku pa dijeninë time
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com