TIRANE - Një zjarr i rënë rreth orës 14:00 ka përshirë zyrat e filialit të markës franceze të makinave "Peugeot", që ndodhen në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.
Zjarri ka rënë fillimisht në katin e dytë të godinës, ku si shkak ka qenë shkëndija elektrike nga një defekt i kondicionerit, për t’u përhapur më pas në 3 katet e tjera të godinës.
Katër makina zjarrfikëse mbërritën menjeherë në vendgjarje dhe brenda pak minuatash të ndihmuara dhe nga reshjet e shiut vunë nën kontroll flakët dhe neutralizuan përhapjen e tyre.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ngjarjen, e cila shkaktoi shumë dëme materiale dhe panik tek punëtorët e koncesionarit.

(Në foto koncesionari i "Peugeot")
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com