KAMZË - Një zjarr ka rënë sot pasdite në një pallat në Institutin Bujqësor në Kamzë.
 
Zjarri ka rënë pikërisht në apartamentin e katit të tretë të pallatit dhe për shkak të përmasave që ka marrë ai rrezikon gjithë pallatin.

Për të çbllokuar situatën në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse.
 
Deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm për dëme materiale. 
 
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)