TIRANË-  Është përfshirë nga flakët rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm një supermarket pranë ‘Pallati me Shigjeta’.

Mësohet flakët e zjarrit ishin të përmasave të mëdha, por që nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes shkuan 3 makina zjarrfikëse të cilat punonin për të shuar zjarrin që kishte përfshirë supermarketin. Flakët kanë shkaktuar dëme materiale, vlera e të cilave nuk është llogaritur ende.

zjarrfikse
(Në foto: Zjarrëfikëset duke shuar zjarrin) Foto të tjera

Ndërkohë që, qarkullimi te Unaza e Re u bllokua për disa minuta për shkak të situatës së krijuar.

zjarrfikese
(Në foto: Zjarrëfikëset duke shuar zjarrin) Foto të tjera