Sipas policisë, zjarri ka rënë në katin e dytë të zyrave, për shkaqe ende të panjohura që po hetohen.
Zjarri ka rënë rreth ores 17:00, në një zyrë te Qendra e Shërbimit të Automjeteve të Ministrise së Infrastrukturës dhe Transporteve, i cili shkaktoi dëme të vogla materiale.
Është bëre menjëherë shuarja e zjarrit nga zjarrfikësit dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve.
Qendra në fjalë, është te ish-Stacioni i Fundit i Tiranës së Re, ku mbahen edhe automjetet e sekuestruara.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
