Mbrëmjen e djeshme gjysma e Tiranës mbeti pa energji elektrike për gati 90 minuta pas një defekti në një shtyllë elektrike, që preku disa prej zonave më kryesore në kryeqytet. Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë situatë është se një pavijon në QSUT, ku përfshihet edhe Reanimacioni, mbeti përkohësisht pa energji elektrike. Pikëpyetje ngrihen akoma se përse sistemet rezervë UPS dhe Gjeneratori, nuk u ndezën menjëherë, por ky pavijon mbeti përkohësisht pa drita dhe ende nuk ka asnjë sqarim nga spitali.

Ditën e sotme shefi i shërbimit të Reminacionit Krenar Lilaj në një komunikim për mediat ka sqaruar se ndërprerja e energjisë elektrike nuk ka shkaktuar asnjë komplikacion në trajtimin e pacientëve. Lilaj sqaron se u bë zhvendosja e 10 pacientëve me nevojë për asistencë respiratorë pasi pavarësisht se këto pajisje funksionojnë me energji back up, nuk kishte dijeni se kur mund të rikthehej energjia elektrike.

"Ndërprerja a e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien e apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve aspiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm10 të sëmurë, 9 të cilët ishin në respiracion të drejtuar", tha Lilaj.

Doktor Lilaj gjithashtu sqaron se gjendja e të burgosurit Nihal Mërkuri, i cili ndërroi jetë në reminacionin e kirurgjisë, ishte shumë e rëndë që prej mbërritjes së tij në spital dhe se vdekja e tij nuk ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në godinë.

"Gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje ditën e diele pasdite. Ka pasur cirroza hepatike dhe  ka pasur hemorragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri është ndarë nga jeta 4:13 minuta", tha Lilaj.

Në një deklaratë mbrëmjen e djeshme ishte vetë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që në një deklaratë për mediat pranoi se ndërprerja e energjisë elektrike ishte e përkohshme, por pa dhënë detaje se sa kohë mbeti pa drita Reanimacioni, një pavijon i një rëndësie tejet të veçantë ku ndodhen pacientë që luftojnë për jetën.

“Për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike. Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve”, deklaroi QSUT për mediat.

Të njëjtin qëndrim e mbajti edhe OST pas rregullimit të defektit, ku nuk specifikoi se për sa kohë mbeti pa drita Reanimacioni i QSUT-së, por deklaroi se "institucionet me rëndësi të veçantë u furnizuan me energji elektrike brenda pak minutash."

Pas kërkimeve të redaksisë sonë, prej shtatorit 2025 nuk rezulton asnjë tenderi i ri për mirëmbajtjen e gjeneratorit. Tenderi i fundit nga QSUT për mirëmbajtjen e gjeneratorit është hapur në vitin 2023 dhe ka mbaruar në 2025-ën dhe nga ku moment nuk dihet nëse është hapur tender i ri.

Në Reanimacionin e QSUT-së ndodhej i shtruar i burgosuri Mihal Mërkuri, i cili sipas spitalit ka humbur jetën sot në mëngjes pas një arresti kardiak dhe hemorragjie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Ndërprerja e energjisë elektrike në QSUT, shefi i reminacionit: Nuk u cenua jeta e pacientëve! Pajisjet respiratore kanë back up, por nuk kishim siguri kur rikthehej energjia

Shefi i shërbimit të Reminacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pasur sot një komunikim për mediat ku ka sqaruar të gjithë dimamikën e mbrëmjes së djeshme ku në repartin e reminacionit u ndërpre energjia elektrike si pasojë e një defekti të përgjithshëm në Tiranë.

Shefi i shërbimit të Reminacionit Krenar Lilaj, sqaroi se nga reparti i Reminacionit u transportuan 10 pacientë me nevojë për asistencë respiratorë drejt një tjetër reparti 20 metra më larg. Doktor Lilaj sqaroi se nuk ka pasur asnjë komplikacion.

Lidhur me të burgosurin Nihal Mërkuri, i cili ndërroi jetë në repartin e reminacionit të kirurgjisë ku u shkëput energjia elektrike, doktor Krenar Lilaj tha se gjendja e tij ishte e rëndë dhe se ndërprerja e energjisë elektrike nuk ka pasur ndikim.

“Momenti më delikat është trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencën aspiratore. Këto pacientë, në kushte te ndërprerjes së dritave janë me pajisje back up që siguron funksionimin e tyre të potë më energji të akumuluar që janë të inkorporuar në këto aparatë. Trajtim i i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht, pasi këta të sëmurë e marrin mjek timin nëpërmjet aparateve që janë me back up. Ndërprerja a e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien e apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve aspiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm10 të sëmurë, 9 të cilët ishin në respiracion të drejtuar.

Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi. Transporti ishte i shkurtër. Trajtim i të sëmurëve, i cili u krye të mënyrë të kontrolluar, vazhdoi në reanminacioni e kardiologjisë, 20:18 ikën dritat, 20:43 filluam transportin e të sëmurëve, rreth 21:10 përfundoi transporti i të sëmurëve. Pas disa minutash u rikthyer energjia elektrike dhe pasi morëm siguri, pacientët rikthehen përsëri në njësinë e terapisë intensive. Rikthimi vijon në orën 22:00 në mënyrë të kontrolluar pa komplikacione. E them me përgjegjësi të plotë, nga pikëpamja funksionale, ndërprerja e energjisë, nuk ka cenuar aspak trajtimin e pacientëve.  Ato që kanë qenë n reminacionin kirurgjikal, ata vazhduan ta merrnin trajtimin aty pa vështirësi dhe nuk ka komplikacion të situatës përsa i përket këtyre pacientëve.

Si të them që është normale ndërprerja e energjisë elektrike? Detyra ime është të mbroj jetën e të sëmurëve. Në cfarëdolloj situate ne jemi të gatshëm për të mbrojtur jetën. Kjo pyetje nuk më përket mua. Për humbjen e jetës të një të sëmuri të dënuar, që po trajtohej në njësinë e terapisë intensive kirurgjikale. Gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje ditën e diele pasdite. Ka pasur cirroza hepatike dhe  ka pasur hemorragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri është ndarë nga jeta 4:13 minuta. Vendimi që morëm ne për transferimi ne tyre në reminacionin kardiologjik, ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të këtyre pajisjeve gjë që do të shkaktonte probleme në transportin e pacientëve. Them me siguri që aparatet e reja sigurojnë energji për 5-6 orë. Incidente të tilla kemi pasur rëndom shumë vite më parë. Një ngjarje r ngjashme ndodhi dhe përpara 1-2 vitesh, e cila u kalua me sukses nga ana jonë, ashtu si dhe mbrëmjen e kaluar”, tha