Kjo verë pritet që të jetë vërtetë e nxehtë, jo vetëm sa i takon temperaturave, por edhe aktiviteteve të shumta që janë planifikuar të oranizohen në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj ka postuar në Twitter një sondazh ku qytetarët mund të zgjedhin se cilin këngëtar dëshirojnë që të ndjekin live këtë verë në kryeqytet.
Nuk bëhet fjalë për emra të zakonshëm, por për yjet e muzikës botërore që do t’i kishte zili çdo skenë europiane.
Po i afrohemi 3 viteve pune intensive ne @BashkiaTirane e po mendojme per nje stine festive te papare ne Kryeqytet kete vere! Ke do donit te kishim? Voto me poshte dhe vendos vete me ke do te festosh.
Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës
Komento