Tirana agjenci të posaçme
për ruajtjen e parqeve

Tirana agjenci të posaçme<br />për ruajtjen e parqeve
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për “Riorganizimin e Drejtorisë së Përgjithshme Nr. 1” dhe krijimin e “Agjencisë së Parqeve të Tiranës”. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky vendim bën një riorganizim të strukturës ekzistuese, duke ndarë Drejtorinë e Përgjithshme Nr. 1 në dy pjesë; një që merret me pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit,dhe tjetra me zhvillimin e parqeve si hapësira çlodhëse dhe rikrijuese për qytetin. Kjo pasi, siç theksoi ai, zhvillimi i parqeve të Tiranës do t’i japë mundësi qytetit  të jetë më i pastër dhe i jetueshëm.

“Kemi disa parqe që, tashmë me riorganizimin territorial, siç është parku i Kasharit, parku i Vaqarrit, parqe kombëtare si ai i Dajtit, që po planifikojmë ta kalojmë në menaxhim të Bashkisë, parku i Farkës ku tashmë kemi filluar një pjesë të investimeve”, tha Veliaj.

Po ashtu, Veliaj shtoi në fjalën e tij se “Kemi vënë re se dy substancat më kancerogjene si dioksidi i azotit dhe benzeni kanë rënë 4 herë vetëm si pasojë e bllokimit të trafikut dhe kthimit në pedonale të qendrës së Tiranës në 22 shtator. Kjo do të thotë se edhe në qytetin tonë, me gjithë problematikën që ka, ekzistojnë mundësitë që vetëm me disa lëvizje, disa ditë të caktuara pa makina, disa herë organizime të mënyrës se si funksionon pastrimi dhe gjelbërimi në qytet, kemi mundësi që brenda një dite të shohim diferencë të qartë në mënyrën se sa shëndetshëm mund të jetohet në Tiranë”, u shpreh kryetari i Bashkisë, i cili theksoi se do të propozojë që në mënyrë periodike, ndoshta një herë në muaj, apo në data të shënuara, sheshi “Skënderbej” dhe pjesa e Unazës së Vogël t’i kthehet qytetarëve, ashtu si në ditën pa makina”. /ATSH/

Redaksia Online

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve