Tirana Bank trefishon asetet që nga 2019: Arritje të qëndrueshme financiare dhe përkushtim ndaj inovacionit digjital

Tirana Bank trefishon asetet që nga 2019: Arritje të qëndrueshme financiare dhe përkushtim ndaj inovacionit digjital

Për periudhën 9-mujore Janar–Shtator 2024, Tirana Bank ka realizuar një rritje të qëndrueshme te aktivitetit, duke u pozicionuar si një nga institucionet më dinamike në sektorin bankar shqiptar. Banka vazhdon të performojë me ritëm të lartë në të gjithë treguesit kryesorë financiarë.

Për herë të parë në historinë rreth 30-vjeçare të aktivitetit, Totali i Aseteve të Tirana Bank ka arritur në vleren 1.5 miliardë euro, trefishuar nga viti 2019 kur ndodhi ndryshimi i strukturës aksionare. Ky sukses mbështetet në zgjerimin e aktivitetit të Bankës, ku depozitat u rritën me rreth 16% (170 milionë euro), ndërsa portofoli i kredive u rrit me rreth 34% (190 milionë euro) krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Norma e Kthimit mbi Kapitalin (RoE) qëndron në nivelin rreth 20%, duke reflektuar shkallë të lartë rentabiliteti dhe përdorimi efektiv të kapitalit.

Si pjesë e Grupit BALFIN dhe në linjë me strategjinë për zhvillim, performanca e Tirana Bank vazhdon të tejkalojë mesataren e sektorit bankar për disa vite radhazi, duke u pozicionuar si një institucion financiar që gëzon reputacion të lartë si dhe besnikërinë e klientelës në sektorin bankar shqiptar.

Paralelisht me arritjet financiare, Tirana Bank ka plane ambicioze për zgjerimin e mëtejshëm në treg, me fokus të veçantë në përmirësimin e përvojës së klientit përmes inovacionit digjital. Banka është në hapat e fundit të zhvillimit të platformës digjitale TiBank, që do t’u ofrojë klientëve shërbime të plota online, duke përfshirë hapjen e llogarive pa pasur nevojë për prezencë fizike në degë. Gjithashtu, optimizimi i procesit të kreditimit përmes teknologjive të avancuara do të shkurtojë ndjeshëm kohën e përpunimit të kredive, duke ofruar një përvojë më të shpejtë dhe efikase për klientët.

Financimi i individëve dhe biznesit të vogël është shtylla mbështetëse për rritjen e Bankës, duke konfirmuar strategjinë tonë për mbështetje të konsumit, të investimeve private dhe si rrjedhim edhe të rritjes ekonomike. Tirana Bank mbetet e angazhuar për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm përmes kreditimit në sektorët e ekonomisë me vlerë afatgjatë. Prioritetet për kreditim përfshijnë sektorët e tregtisë, zhvillimi i infrastrukturës, energjia e rinovueshme si dhe projektet që lidhen me burimet e qëndrueshme të energjisë. Sektorët e turizmit dhe agrobiznesit gjithashtu qëndrojnë si prioritete kryesore, për shkak të rolit të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së komuniteteve lokale.

Tirana Bank synon të rrisë prezencën në Shqipëri nëpërmjet zgjerimit të rrjetit të degëve, si dhe ka ndërmarrë hapa konkrete lidhur me ambicien për zgjerim aktiviteti në tregun rajonal.

Suksesi i këtyre 9 muajve është një dëshmi e qartë e strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përkushtimit të palëkundur ndaj inovacionit të orientuar drejt klientit. Me plane ambicioze për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të vazhdueshëm të përvojës së klientit përmes zgjidhjeve digjitale, Tirana Bank është e pozicionuar strategjikisht për të vijuar këtë rrugë suksesi.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite