Kanë përfunduar tre ndeshjet e ditës së shtunë për javën e 5 të Kategorisë Superiore, Tirana ka barazuar me Besën, Luftëtari fiton në transfertë me Apoloninë dhe Vllaznia fiton në transfertë më Bylisin. Krye ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Qemal Stafa" nuk ka shkuar më shumë një barazim duke kënaqur më shumë Besën se Tiranën.
Miqtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, madje duke kaluar të parët në avantazh me Sefën në minutën e 39', me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë. Në 45 minutat e dyta vendasit hidhen në sulm dhe barazojnë me Pishën në minutën e 63'. Vllaznia ka arritur të marrë tre pikë të vlefshme në Ballsh duke mposhtur Bylisin në shtëpi me rezultatin minimal 0-1. Golin e fitores e ka shënuar Delic në minutën e 61'. Ndërsa Luftëtari nuk e ka pasur shumë të vështirë të fitojë në Fier me rezultatin e thellë 0-3. Golat u shënuan nga Caci 25′, Rraboshta 32′, Nikolic 44′.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com