Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të javës së 12-të të kategorisë superiore në kampionatin shqiptar të futbollit.

Tirana ka rënë në Ballsh, ku ka humbur me rezultatin minimal 1-0. Kukësi ka fituar me rezultatin e thellë 3-1 me Kastriotin.

Tomori nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Shkumbinin.

Këtë javë ka spikatur humbja e bardhebluve me golin e vetëm të ndeshjes të pësuar nga sulmuesi Bakiu, i cili ka qenë fatal për Tiranën që nuk po arrin të ngrihet.

Surpriza vazhdon të jetë Kukësi që nuk njeh rezultat negativ këtë javë, të vetmen humbje ja shkaktoi Flamurtari.


Flamurtari ka barazuar me Vllazninë pas humbjes me Skënderbeun.

Vlonjatët kanë shënuar dy herë vetë dhe njëherë me ndihmën e Osmanit për të marrë një pikët.

Pas autogolit të Osmanit, miqtë marrin zemër dhe shënojnë edhe me Muzakën.

Në pjesën e dytë trefishojnë me Pepën, por Rexha rikthen në lojë ekipin e Vllaznisë.

Kur duheshin edhe disa minuta nga fundi është Delic që ngushton shifrat në 2-3 duke ngjallur shpresën për një

pikë te vendasit, Rexha edhe njëherë në fund në minutën e 95' shënon duke i dhënë një pikë kuqebluve.

(d.b/shqiptarja.com)