Tirana ‘del’ nga karantina, pas shiut nisin shëtitjet. Korça, Belshi, Lezha dhe Fieri vijonë 'heshtjen'

Pavarësisht ndërgjegjësimit të pjesë më të madhe të qytetarëve, janë të shumtë ata që ende nuk po kuptojnë se një shëtitjen e tyre, rrezikon shumë jetë të tjera duke u bërë mbartës të koronavirusit e më pas transmetues zinxhir të tij. Sot në Tirana duket se ishte në karantinë vetëm nga shiu dhe jo nga urdhrat e qeverisë për të shmangur grumbullit. Kjo u vu re pasi shiu pushoi, ishin të shumtë qytetarët që zgjodhën të bëni shëtitje, si të ishte një ditë e zakonshme.

Belsh qytetarët kanë ndenjur në shtëpi, por pasditeve vihet re se mosha e tretë nuk heq dorë ende nga xhiro e pasdites.

Ndërsa në Fier, një qytet ku ka mjaft të rinj, u bë shembull për të gjithë, duke heshtur gjatë gjithë ditës. Pamjet me dron të sjella nga Report Tv tregojnë rrugët e boshatisura të qytetit. Edhe qyteti i Korçës është i bishatisur në ditën e parë të ndalimit të qarkullimit të mjeteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:40
Koronavirusi, Lezha në karantinë, qytetarët në shtëpi

Lezha në ditët e tretë të karantinës, me qytetar më të ndërgjegjësuar. Rrugët e qyteti janë bosh, duke zbatuar rregullin e vetëkarantimit dhe shmangien e grumbullimeve.

Qyteti ka qenë i heshtur gjatë gjithë ditës, dhe njerëzit në rrugë ditën e sotme ka qenë shumë më i pakët se në ditët e dy ditët e para të karantinës.

Ora 20:25
Tirana ‘del’ nga karantina (FOTO)
Ora 19:46
Dita e parë në shtetrrethim, Korçën e ‘zë gjumi’, rrugët janë të shkreta

Qyteti I Korçës në ditën e parë të shtetrrethimit është tërësisht e boshatisur në orët e mbrëmjes. Qytetarët e Korçës iu është ndaluar të dielën qarkullimi i të gjitha mjeteve dhe duket se qytetarët janë më se të ndërgjegjësuar për këtë fakt.

Duket sikur qytetin e ka ‘zënë gjumi’ dhe ato pak qytetarë që dalin për të bërë pazaret kanë zgjedhur orët e paradites. Mbrëmja është tërësisht e qetë në Korçë, duke zbatuar më së mirë urdhrin e vetizolimit dhe shmangien e grumbullimeve.

Ndërkohë që patrulla të policisë vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët e qyteti nëse qarkullojnë jetë të pa autorizuar dhe ka grumbullime njerëzish.

Ora 19:31
Blloku në karantinë nga koronavirusi... si asnjëherë më parë (VIDEO)

Shqiptarja.com sjell pamjet nga zona e Bllokut pasditen e sotme. Ndryshe nga herët e tjera që gumëzhin nga zhurma dhe lëvizjet, prej tre ditësh edhe kjo zonë i është bindur shtetrrethimit. Në pamje duket vetëm ndonjë person në këmbë ose me biçikletë, ndërsa të tjerë të gjithë brenda në karantinë.

Ora 19:17
Policia i ‘prish’ shëtitjen qyetetarëve: Qëndroni në shtëpi! Evitoni vendet me shumë njerëz

Pas publikimit në Shqiptarja.com të pamjeve të qytetarëve të grumbulluar pas shiut në zonën e Bulevardit të Ri, policia ka zbarkuar në zonë duke i bërë thirrje që të largohen drejt banesave.

“Të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi, evitoni vendet me shumë njerëz dhe lani duart sa më shpesh”, bën thirrje policia.

Ora 18:02
Si në një ditë zakonshme... kryeqytetasit dalin nga karantina pas shiut! Grumbullime në parqe, trotuare dhe rrugë

Pas përfundimit të reshjeve të shiut, shumë qytetarë në Tiranë kanë zgjedhur të dalin nga shtëpitë e tyre duke krijuar grumbullime, gjë e cila përbën rrezik edhe për përhapjen e koronavirusit. Ata kanë dalë jashtë në shoqërinë e njërit tjetrit dhe në mungesë të kafeneve kanë zgjedhur lulishtet, por edhe rrugën kryesore duke shfrytëzuar kështu pezullimin e qarkullimit të automjeteve. Ajo që vihet re është fakti se mbyllja e lokaleve dhe kafeneve tashmë ka zbrazur "Bllokun" një nga zonat më të populluara në çdo periudhë të vitit.

Ora 18:01
Belshi i bindet urdhrit! Të moshuarit nuk heqin dorë nga shëtija e pasdites

Ditën e sotme një pjesë e madhe e qytetarëve të Belshit i janë bindur kryeministrit Edi Rama për të qëndruar në shtëpi.

Ndërkohë që pjesa tjetër gjatë orëve të pasdites kanë thyer rregullon duke dalë për shëtitje. 

Pjesa më e madhe e tyre janë moshuar.

Ora 17:47
Fieri ‘hesht’ nga koronavirusi! Pamje me dron nga qyteti

Në qytetin e Fierit ka mbizotëruar heshtja ditën e sotme. Rrugët kryesore të qytetit kanë qenë të boshatisura gjatë gjithë ditës, ku as qytetarë dhe as makina nuk kanë lëvizur, përveç pak rasteve për të bërë pazar. Report TV sjelle pamjet e qytetit të Fierit me dron ku duket I qetë dhe  bosh, pas asnjë lëvizje përveç dy apo tre qytetarëve.

Këtë pamje nuk e kishim parë kurrë në një situatë normale, por duhet thënë që është e domosdoshme në një situate kur koronavirusi kërcënon jetën e të gjithëve ne. Këto pamje të qyteteve të shkreta dhe të heshtura, prej 3 ditësh, mbizotërojnë thuajse në të gjithë vendin, ku pjesa më madhe e qytetarëve janë ndërgjegjësuar për të qëndruar në shtëpi.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhani: 16/03/2020 22:02

    BLLOKU I LOKALEVE DHE RESTORANTEVE TE ZHULTA,,,MORRACAKET PA BREKE E PA SHTEPI DALIN NE BLLOK...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 15/03/2020 22:58

    Shqiptaret popull kokderr dhe injorant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore