Tirana është ekipi i parë që kalon në finalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë fituan 2-0 gjysmëfinalen e kthimit ndaj Bylisit dhe përmbysën humbjen 2-1 të ndeshjes së parë. Ekipi i Egbo duket se këtë ndeshje e kishte marrë më seriozisht dhe golat i shënoi që në pjesën e parë me Mucin dhe Hoxhallarin. Bylisi kishte dëshirë të tentonte golin por u tregua i pafuqishëm dhe Tirana kaloi në finalen e madhe të 2 gushtit ku pret e qetë fituesin e çiftit Teuta-Kukësi ndeshje që do luhet në 20:45.
Nëse ndeshja e parë po hetohet nga Etika e dyshuar si e trukuar nga gjysmëfinalja e kthimit ishte në lupën e të gjithëve dhe të paktën nga sjellja e futbollistëve në fushë dhe impenjimi të lë përshtypjen si korrekte./Përgatiti: Andi Kapxhiu.