Tirana fisnike, tallavanë toleroi

Tirana fisnike, tallavanë toleroi

Tirana

Ndoshta pranvera e veçantë e këtij viti, ndoshta rimëkëmbja e kryeqytetit pas një lëngate të gjatë tranzicioni, ndoshta vitet që dhurojnë sensin më të plotë të jetës, më bëjnë të jem shumë e ndjeshme me Tiranën dhe për atë që në këtë qytet ndodh.

Nuk ka më zemërgjerë se tiranasit dhe vetë  ky qytet: Duroi revolucione të heshtura, persekutime, të paditur e intrigantë në pushtet, diktatorë province, të paaftë të pasurohen e pasanikë të rinj të vetëaristokratizohen. Tirana e këtyre ditëve më duket si një i moshuar që vëzhgon lumin të rrjedhë, të presë me durim që llumi i shirave të kalojë e të sjellë atë më transparentin e të pastrin që është parë ndonjëherë.

Por ndërkohë, disa gjëra të shëmtuara vazhdojnë të ndodhin në të. Janë ende trungje të kalbur, qese plastike, shishe e kanaçe, që plluskojnë në rrjedhën e natyrshme të lumit njerëzor në kryeqytetin tonë. Ata bien në sy në plan të parë, puna e tyre e shëmtuar gjëmon me zhurmën e tallavanë etike dhe estetike që prodhon.

Duket sikur gjërat nuk do të ndryshojnë e shumë njerëz janë të lodhur e të paduruar të prekin të bukurën me dorë, por ajo që shumë duan po afron. Në luftën e përhershme të së bukurës me të shëmtuarën, të së mirës me të keqen, të dritës me errësirën, gjërat po shkojnë të drejtimin e duhur e të natyrshëm. Nuk mund të vazhdojnë përjetësisht të jetojnë në zemrën e Shqipërisë sonë antivlerat.

E mendoja si të pamundur, por shumë bashkëqytetarë po kuptojnë, përherë e më shumtë në numër, vlerën e të bukurës, e artit të vërtetë, të fjalëve të vërteta, të njerëzve të vërtetë, të punëtorëve të vërtetë, të veprimeve konkrete pozitive dhe të vërteta.

Tymi i shitur nga zjarrvënës të  mendjesh e qytetesh, po tretet me erën e ndryshimit që ka nisur të na prekë dhe ashtu siç jemi të bindur se pas natës vjen me siguri dita, se pas furtunës qielli qartësohet, edhe për Tiranën kemi besim se tallavaja deri më tani e toleruar, drejt së shkuarës po projektohet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj