Kampionati shqiptar i futbollit është futur në fazën më interesante pas javës së 30-të. Tirana ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa gara për mbijetesë dhe vendin e dytë është ende e hapur. Kryendeshja e javës u zhvillua në stadiumin “Qemal Stafa” mes Tiranës dhe Vllaznisë, e përfunduar me rezultatin 2-1.
Reshjet e dendura të shiut nuk arritën që të pengonin interesimin e dy tifozerive në stadium, pasi sfida ishte finale për të dy ekipet. Bardheblutë e nisëm mjaft mirë sfidën që shënuan në minutën e 19 të pjesës së parë me mbrojtësin Vrapi, por Vllaznia vendosi barazpeshën 11’ nga fundi me sulmuesin Bushic që dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë Morina dyfishoi rezultatin duke qetësuar përfundimisht Tiranën edhe pse Vllaznia tentoi për të marrë një pikë, por deri në fund nuk ia doli. Me tre pikët e arta, Tirana ngjitet në kuotën e 43 pikë në vendin e 7, ndërsa Vllaznia një shkallë më poshtë me 41. Kalendari në vazhdim favorizon Tiranën.
Teuta-Skënderbeu
E ndërsa kampionatin e ‘vrau’ pasi siguroi titullin shumë javë më parë, Skënderbeu ka lënë të hapur garën për vendin e dytë pas humbjes në Durrës me Teutën 2-1.
Samb dhe Jakupi janë dy autorët e golave për ekipin e Biturkut që më në fund buzëqeshi pas eliminimit në kupë dhe një serie rezultatesh jo pozitive. Ndërsa në të 90’ Skënderbeu shënoi me Pejic për statistika më shumë personale për Këpucën e Artë.
Partizani – Kastrioti
“Demat e Kuq’ nuk e patën aspak të lehtë sfidën përballë edhe pse këta të fundit kanë prerë prej disa javësh biletën për në Kategorinë e Parë edicionin tjetër.
Partizani me shumë ëvshtirësi arriti që të siguronte fitoren me një rezultat të ngushtë 1-0. Autori i golit të vetëm të ndeshjes ishte Sacer 48’. Fitorja e ngjitet Partizanin në vendin e dytë me 50 pikë, të njëjtë kuotë me Kukësin.
Kukësi – Laçi
Surpriza e javës ishte barazimi i Kukësi në shtëpi me Laçin 1-1 duke humbur vendin e dytë edhe pse me kuotë pikësh të njëjtë me Partizanin.
Golit të Izucukut një minutë nga fundi i pjesës së parë, Laçi i është përgjigjur në pjesën e dytë me Xhejms në të 54’. Laçi ngjitet kështu në vendin e 5 me 45 pikë, aq sa edhe Teuta duke qenë në garë për vendin e dytë.
Besa – Lushnja
Besa e super motivuar përballë një Lushnje të shkatërruar në këtë fund edicioni nuk e ka pasur të vështirë që të shënonte 3 herë me të njëjtin autor, Sefën duke marrë 3 pikë të detyrueshme.
Sulmuesi shënoi në minutat e 30, 49 dhe 84. Me këtë fitore Besa ngjitet në kuotën e 38 pikëve, 3 më pak se Vllaznia, teksa kalendari në vazhdim nuk është i favorshëm.
Flamurtari – Bylis 3-0 në tavolinë
Kuqezinjtë ngjiten në vendin e 6 me 44 pikë duke shpresuar për vendin e 4 këtë edicion.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com