Tirana arrin të fitojë ndeshjen e parë në kampionat duke mundur në transfertë Tomorin 1-0. Ndeshja ka qënë mjaft e tensionuar, nuk kanë munguar as sendet e shumta të hedhura në fushën nga tifozët beratas. Shkak është bërë bërë një penallti e akorduar nga arbitri në favor të Tiranës, e cila është kthyer në gol nga Duro. Më parë sulmuesi i ekipit të Tiranës Çota është tërhequr nga fanella nga një mbrojtës vendas. Minutat e mbetura të ndeshjes pas golit të Tiranës janë shoqëruar me mjaft polemika nga drejtuesit e ekipit të Tomorrit.

Besa ka arritur të marrë një pikë mjaft të rëndësishme pasi ka barazar 1-1 me Laçin në transfertë. Fantazisti Vucaj ka kaluar të parët në avantazh vendasit nga pika e bardhë e penalltisë, por në përfundim të pjesës së parë, Kalaja përfiton nga një rrëmujë në zonë duke barazuar shifrat.

Ndeshja Apolona - Kastrioti ka përfunduar po në barazim 1-1. Fierakët e drejtuar nga trajneri Gjoka kalojnë të parët në epërsi me Ribajn. Ndërsa Sekseri ka barazuar shifrat duke ndalur hovin e vendasve.


(d.b/shqiptarja.com)