Ish-kryeministri norvegjez dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, është shtruar në spital pasi tentoi të bënte vetëvrasje.
Incidenti vjen ndërsa policia norvegjeze po e heton atë nën dyshimin për “korrupsion të rëndë”, që lidhet me lidhjet e tij të kaluara me financierin e dënuar amerikan Jeffrey Epstein, i akuzuari si përndjekës dhe shfrytëzues seksual, i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019.
Jagland përmendet disa herë në një mori dokumentesh të publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, por megjithatë ai i ka hedhur poshtë akuzat.
Në një email drejtuar Epstein në 25 maj të 2012-ës, Jagland shkroi: “Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajza të jashtëzakonshme.”
"Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Do të kthehem të enjten....Nëse nuk e keni telefonuar ende Barbara Daniels, "ju lutem më njoftoni"... Bill Richardson do të donte të telefonate", shkruhet ndër të tjera në mesazh.
Jagland shërbeu si kryeministër nga viti 1996 deri në vitin 1997. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019 dhe kryesoi Komitetin Norvegjez të Nobelit nga viti 2009 deri në vitin 2015.
Komente









