Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, Elmasllari: Ceremonia hapëse më 4 shkurt, të rinjtë kanë kohë të aplikojnë për projekte deri më 28 janar

TIRANË- Tirana e ka nisur vitin 2022 si Kryeqyteti Europian i Rinisë, ku do të mbahen rreth 1000 aktivitete kushtuar të rinjve në vendin tonë. Menaxherja e Komunikimit për Programin Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, Dea Elmasllari foli sot në Report Tv për projektet që do të mbahen gjatë këtij viti. Elmasllari u bëri thirrje të rinjve të aplikojnë për projekt propozime ku fokusi të vendoset tek mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve, teksa theksoi se thirrja do të mbyllet me datë 28 janar.

“Do jetë një vit ambicioz. Kemi hapur disa thirrje për projekt ide nga të rinj, nga organizata. Prej datës 9 dhjetor thirrjet janë të hapura në rrjetet tona sociale deri më 28 janar. Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë është një makro program që kanë në fokus 8 shtylla që adresojnë tematika të ndryshme për fuqizimin e të rinjve. (...)Thirrja për projekt ide do e pasqyrojë kalendarin, do e kemi final në fund të muajit shkurt. Prej fazës së konsultimit kur u fitua titulli Kongresi Rinor i Tiranës dhe Bashkia Tiranë kanë filluar disa aktivitet që po implementohen në fushën e artit, kulturës”, u shpreh Elmasllari në Report Tv.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Elmasllari tha ceremonia hapëse do të mbahet më 4 shkurt, ndërsa theksoi se Tirana do të jetë një urë lidhëse mes të rinjve shqiptarë, atë nga Ballkani Perëndimor dhe të rinjve europianë. Elmasllari u bëri thirrje të gjithë të rinjve që t’i shfrytëzojnë këto mundësipër të treguar fuqinë e tyre.

“Do organizojmë disa evenete shumë të mëdha që do kenë të rinj nga Europa. Ceremonia e hapjes do jetë më 4 shkurt, të rinjtë nga Europa do bashkohen për të ndarë eksperiencat e tyre. Do shërbejë si një pikë takimi me të rinjtë nga Europa nga Ballkani Perëndimor.(...) Vizioni i jonë është që ta shndërrojnë Tiranën në një qytet gjithëpërfshirës për çdo brez. Ftesa jonë është që t’i shfrytëzojnë këto mundësi sepse të rinjtë do jenë partnerët kyç që ne të mund të arrijmë vizionin tonë dhe të besojnë te fuqia e tyre”, tha Elmasllari.

Titulli "Tirana European Youth Capital 2022" i është akorduar të rinjve të Shqipërisë, në vitin 2019 në Aimens, Francë, si një përpjekje e finalizuar me sukses nga organizatat e shoqërisë civile, nën drejtimin e Kongresi Rinor Kombëtar dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Stafetën zyrtare Tirana e mori më 19 dhjetor në Lituani. Elmasllari tha se është hera e parë që ky titull i jepet një kryeqyteti.

“Titulli krye u i rinisë është një titull që akordohet dhe jepet nga Forumi Rinor Europian që e ka bazën në Bruksel. Ky titull erdhi në Tiranë falë një bashkëpunimi të ngushtë të Kongresit Rinor dhe Bashkisë Tiranë. Aplikimi për titullin u bë në 2019 dhe stafetën zyrtare e morëm në fund të 2021 në Lituani. Është hera e parë që një titull i jepet një kryeqyteti. Ka qenë në Novisad, dhe është hera e parë që vjen në Shqipëri”, vijoi Elmasllari.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja