TIRANE - Argëtimit të fëmijëve duket se i kushtohet pak rëndësi. Këndet ekzistuese të lojërave janë në gjendje të mjerueshme, ndërkohë që edhe numri i tyre është pakësuar, pas një vendimi të Bashkisë për largimin e lodrave sezonale .

Nuk është përcaktuar asnjë vend për lodrat sezonale në mënyrë që të ketë hapësira ku fëmijët të argëtohen. Ndërkohë që mbyllja e këtyre këndeve ka bërë që shumë persona të hyjnë në listën e të papunëve, ndërsa informaliteti në këtë fushë është mbizotërues.

"Unë i bëj apel të gjithë drejtuesve të pushtetit vendor, kryetarëve të bashkive kryesisht kryetarit të Bashkisë së Tiranës edhe atyre të qyteteve kryesore të Shqipërisë t'i japin mundësi pronarëve të lodrave të vendosin lodrat nëpër ato vende që janë në dispozicion në sheshe dhe bulevardet kryesore ashtu siç i ka gjithë bota kapitaliste mbarë." tha Bashkim Calliku, një nga sipërmarrësit.

Mungesa e këndeve të lodrave paraqitet në disa qytete të Shqipërisë, ndërkohë që njësitë vendore duket se nuk po marrin asnjë masë për krijimin e disa hapsirave për kënde lojrash.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)