Tirana, “kryeqytet” rajonit i të rinjve
Klosi: Ja skema e koordinimit

Tirana, “kryeqytet” rajonit i të rinjve<br />Klosi: Ja skema e koordinimit
TIRANË - Kryeqyteti shqiptar do të bëhet kryeqendra e rajonit tonë për rininë. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka bërë të ditur dje se Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor e Ballkanit Perëndimor do të ngrihet në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur në takimin që u zhvillua dje në kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve me të rinj që votojnë për herë të parë. Duke përfituar pikërisht nga prania e të rinjve në këtë takim, ministri ka bërë të ditur se vendimi është marrë gjatë takimit të përfaqësuesve të kabineteve të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që në mënyrë unanime ranë dakord që zyra kryesore (Sekretariati) të vendoset në Tiranë.

“Procesi i Berlinit është një hap i rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe sidomos një hap kyç në fushën e rinisë. Gjatë samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, gusht 2014, Kryeministri i Shqipërisë e Serbisë, iniciuan idenë e një Zyre Rajonale për Rininë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot, kemi ne duar një vendim historik për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor me seli qendrore në Tiranë”,  tha ministri Klosi.

Duke iu referuar pikërisht këtij vendimi, ai theksoi se përveçse një arritje, është një përgjegjësi e madhe, sigurisht e përbashkët me rajonin, për të organizuar shkëmbimet rinore me qëllim forcimin e konsolidimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve pjesëmarrëse: Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Bosnje Hercegovinës. Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor ka për qëllim pajtimin, forcimin e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit rajonal, të përballjes me të shkuarën dhe rritjes së stabilitetit në rajon. Kjo iniciativë është shtyrë përpara me këmbëngulje nga Shqipëria e Serbia, duke e konkretizuar në vitin në vazhdim.

Gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, gusht 2015, Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor konkretizuan këtë ide duke nënshkruar një deklaratë të përbashkët për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor. Kjo deklaratë shënon hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin rinor rajonal. Ministri Klosi bëri të ditur se Grupi i Punës është duke punuar për finalizimin e kontekstit, vizionit, misionit, strukturës dhe financimin e ZRBR­së deri më datë 1 mars 2016. Gjatë takimit të tretë të Grupit të Punës u zhvillua paralelisht një takim i përfaqësuesve të kabineteve të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi lokacionin e Sekretariatit të ZRBR­së, ku në mënyrë unanime u vendos që zyra kryesore të vendoset në Tiranë.

Inicimi
“Gjatë samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin gusht 2014, Kryeministri i Shqipërisë e Serbisë, iniciuan idenë e një Zyre Rajonale për Rininë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

klosi
 
Finalizimi
Ministri Blendi Klosi bëri të ditur se Grupi i Punës është duke punuar për finalizimin e kontekstit, vizionit, misionit, strukturës dhe financimin e ZRBR­së deri më datë 1 mars 2016. “Procesi i Berlinit është një hap i rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit rajonal e sidomos një hap kyç në fushën e rinisë”, tha Klosi..

Dita botërore e Zgjedhjeve, Luzi: Të rinjtë, vlerë në procesin e votimit
Në aktivitetin në kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve ministri i Mirëqenies Sociale e Rinisë Blendi Klosi, bashkë me Kryetaren e KQZ Lefterije Luzi, vunë theksin tek pjesëmarrja e të rinjve dhe komunitetit rom në procesin e votimit ku ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave të ndryshme rinore e komunitetit rom e egjiptian. Ajo tha se “të rinjtë duhet të angazhohen gjerësisht ne proceset demokratike.

KQZ për herë të dytë celebron këtë ditë, duke bërë protagonistë këta të rinj dhe përfaqësues të grupeve të tjera shoqërore me qëllim sensibilizimin dhe garantimin e këtyre proceseve zgjedhore, të drejtën e votës si shprehje e vullnetit individual. Përfshirja e të rinjve në proceset zgjedhore është një kontribut i çmuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Rritja e standardeve të procesit zgjedhor kërkon kontributin e të rinjve. Jeni ju të rinjtë që duhet të bëheni barriera të pakapërcyeshme për fenomene negative, që cenojnë botën e lirë”.
klosi


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot