Tirana ‘shkelmon’ krizën, incident
në Shkodër, Partizani shpëton në fund

Tirana mposht Kukësin në stadiumin ‘Qemal Stafa’ me rezultatin e pastër 3-1 dhe shkëputet nga zona e ftohtë në renditje duke u ngjitur në vendin e 8 pas 22 javësh. Bardheblutë janë të pandalshëm në 2014, pasi sigurojnë 5 rezultate pozitive radhazi. Kukësi nuk ka mundur që t’i bëjë ballë Tiranës, pavarësisht se është një ekip më i konfiguruar.

Të besuarit e Maganit e kanë merituar fitoren, pasi shënuan tre herë, golin e parë e shënoi Taku me penallti, Cikalleshi i kthen reston po në të njëjtën mënyrë pak minuta më pas në pjesën e parë. Në aktin e dytë, Tirana del nga dhomat e zhveshjes më e motivuar dhe shënon dopietë me Gilberton duke i dhënë tre pikë mjaft të vlefshme kryeqytetasve. Partizani ka marrë një pikë  mjaft të vlefshme në Durrës “in extremis” përballë vendasve .

Fillimisht ka qenë Teuta që ka kaluar në avantazh me Xhafajn në pjesën e parë, por pjesa e dytë ka folur për Partizanin, i ndihmuar edhe nga dalja me të kuqe e Samb, pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Nexhipit, i cili pësoi edhe një ndërhyrje të pa rregullt në zonë, por kryesori Meta nuk ishte I mendimit se ishte penallti. Në fund në të 90’, kur Teuta ishte pranë fitores, Nexhipi barazon shifrat duke shpëtuar të kuqtë nga humbja. 

Flamurtari ka fituar në një fushë shumë të vështirë si ajo e Lushnjes me rezultatin 2-4. Golat u shënuan nga Shehaj, Dushku dhe dopietë nga Abilaliaj për Flamurtarin, ndërsa për Lushnjen shënoi Fonseka dhe Canka. Laçit I mjaftoi Vucaj me golin e shënuar në minutën e 10 përballë Kastriotit me penallti për ta ngjitur në vendin e dytë me 34 pikë.  Skënderbeu vazhdon I qetë kryesimin, ‘preja’ e radhës ka qenë Bylisi, që është mundur 2-1 në Korçë.

Golit të Ribajt në të 27’ i është kundërpërgjigjur Kelmendi në të 30’ për miqtë, por Shkëmbi shuan cdo iluzion të Bylisit për barazim në të 78 me penallti. Ndeshja e fundit e zhvilluar në Shkodër mes Vllaznisë dhe Besës ka përfunduar në barazim pa gola. Në fund në dhomat e zhveshjes, mesfushori i Besës, Berisha ka fyer portierin e Vllaznisë Vujadinoviç. Pas kësaj, ka ndërhyrë Baci për të qetësuar situatën por edhe mbrojtësi kuqeblu ka marrë një goditje me grusht nga kosovari, ky veprim ka sjellë rrëmujën në korridor në mes futbollistëve të dy ekipeve.



Dylber Balla/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'