Tirana merr kryesimin e Superligës, fitore 1-0 për Kamzën e Lacin

Tirana merr kryesimin e  Superligës, fitore 1-0 për Kamzën e Lacin
Takimi Pogradeci-Tirana u zhvillua në Elbasan, pasi fusha e pogradecarëve vijon të jetë e dënuar. Ndonëse në një terren të kontestuar nga kryqytetasit, Tirana ka arritur të marrë tri pikë “të arta”, të cilat e ngjisin ekipin në vendin e parë, me një pikë para Skënderbeut. Tirana e ka gjetur golin që në minutën e 18-të me Azirin dhe me këtë gol përfundon pjesa e parë. Në minutën e 55-të pogradecarët barazojnë me Eminhazerin. Por në minutën e 78-të është mbrojtësi Erjon Dushku ai që shënon dhe i jep tripikshin Tiranës. Tirana e trajnerit Rubio po e bën më së miri punën e saj, kjo më shumë për meritë të teknikut spanjoll që ka mbetur i vetëm në betejë. Drejtuesit e klubit kanë shumë gjynahe ndaj kësja Tirana, pasi nuk po i plotësojnë kushtet dhe nevojat. Natyrshëm lind pyetja si mund të ishte Tirana e Rubios pa hallet që i trashëgon prej 5 muajsh?

Kamza ka arritur të marrë fitoren e parë me trajnerin italian Mauro De Vekis, pasi kanë mposhtur minimalisht Bylisin, 1-0. Takimi ka qenë i një niveli të ulët, por goli i Micit u ka dhënë fitoren kamzalinjëve, fitore e cila u mungonte në kampionat që nga nëntori.

Ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e 37-të të pjesës së parë nga Valdano Nimani që laçjanët të merrnin tre pikë shumë të rëndësishme duke mundur një rival direk në renditje si Apoloninë e Fierit. Ndeshja Laçi-Apolonia është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, në një fushë asnjanëse, siç e përmban rregullorja e FSHF-së, pas dënimit që Laçi mori nga komisioni i disiplinës për ngjarjen e ndodhur fundvitin e kaluar në sfiden, Laçi-Kastrioti, ku në përfundim të ndeshjes u pat dhuaar gjyqtari kryesor Jemini.

Në një stadium pa spektatorë (edhe kjo e përcaktuar në masën e dënimit për laçjanët), përgjithësisht niveli i lojës ka qënë nënmesatar. Megjithatë, skuadra laçjane ka pasur më tepër epërsi territoriale, ku përveç golit të shënaur nga Nimani, pati edhe 2-3 raste të tjera të favorshme për të dyfishuar avantazhin.
Duke e ditur se ky rezultat ia shton shanset për të zbritur nga Superliga, fierakët janë lëshuar të gjithë në sulm në dhjetë minutat e fundit të takimit, ku edhe ritmi i lojës ka qënë edhe më i lartë. Pikërisht në këto minuta, gjyqtari kryesor Peza, ka qënë i detyruar të nxjerrë shumë kartonë të verdhë për të dyja skuadrat, ndërkohë që pwr Ermullain e Laçit, pas dy të verdhave ka ardhur edhe i kuqi duke e lënë skuadrën me dhjetë futbollistë në fushë.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh