Atmosfera e festave të fundvitit i ka dhënë një dimension tjetër Tiranës. Rrugët e kryeqytetit me llabat me ngjyra e kanë bërë kryeqytetin një vend të dashur për syrin.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndezur në orën 18:00 të së dielës dritat e pemës së Krishtlindjes në sheshin "Skënderbej" në kryeqytet. Veliaj në fjalën e mbajtur ftoi që ky muaj festiv të shërbejë dhe si një muaj solidarizimi me njerëzit në nevojë.
 
"Në këtë muaj festash ta kemi dhe muaj solidariteti", tha Veliaj duket shtuar se në "Fshatin e festave" do të ketë dhe një shportë për ata në nevojë.
 
 

Tirana ndez dritat! GËZUAR! :D

Posted by  on 2015-12-06


(Pema e Krishtlindjes në Sheshin Nënë Tereza)
 
"Është koha për të ndarë, koha për të qenë bashkë, koha për të dhuruar dashuri. Sot do të ndezim pemën në Tiranë, por sot duhet të ndezim dhe një dritë brenda nesh. ndaj edhe mesazhi i këtij viti është kur jemi bashkë bëjmë gjera të mrekullueshme. Gëzuar të gjithëve qoftë një vit i mbarë", deklaroi më tej kreu i bashkisë.

veliaj
veliaj
(Veliaj me femijet teksa ndez dritat e pemes se krishtlindjes)


sheshi
(Sheshi Skenderbej)

myslym shyri dritat
(Dritat e vendosura në rruga Myslym Shyrri)

pema
(Pema e Krishtlindjes ne Sheshin Skenderbej)


tirana
veliaj

festa tirane
(Dritat e vendosura në Bulevardi Dëshmorët e Kombit)

tirana
(Kulla e Sahatit)

Posted by on Saturday, December 5, 2015