Tirana është shumë pranë emërimit të trajnerit të ri. Drejtuesit e klubit kryeqytetas janë takuar me trajnerin Ilir Daja dhe shumë shpejt pritet që ta zyrtarizojnë në krye të ekipit 24 kampion të Shqipërisë.
Megjithatë ndeshjen në Kupë përballë Kastriotit do ta drejtojë dyshja e komanduar. Ndërkohë që edhe Partizani e ka zgjidhur datën dhe orën e zhvillimit të ndeshjes përballë Skënderbeut të vlefshme për javën e 8 të kampionatit.
Sfida do të zhvillohet ditën e diel në orën 19:00 në stadiumin ‘Qemal Stafa’. Skënderbeu synonte zhvendosjen e sfidës me 24 orë, por të kuqtë nuk pranuan duke bërë presion në FSHF që ndeshja të mos shtyhet dhe në fund ia kanë arritur qëllimit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com