Tirana nuk di të ndalet, mposht Skënderbeun me 'poker' golash në Korçë

Tirana nuk di të ndalet, mposht Skënderbeun me 'poker' golash në Korçë

Tirana duket e pandalshme këtë sezon, teksa ka korrur një tjetër sukses. Kryeqytetasit fituan me 'poker' golash ndaj Skënderbeut në Korçë.

I pari që hapi serinë e golave, ishte Redon Xhixha i cili realizoi në minutën e 37-të të sfidës. Më tej Totre dhe Nikqi përkatësisht në minutat 62 dhe 68, dhe në fund me anë të një penalltie ishte Taulant Seferi i cili mbylli serinë e golave të Tiranës.

Skënderbeu i pafuqishëm tashmë duket se po shkon drejt rënies nga kategoria në mënyrë të pashmangshme, teksa ndodhet në vendin e fundit me vetëm 20 pikë.

Nga ana tjetër Tirana udhëheq kampionatin e qetë drejt fitores së titullit, me plot 63 pikë të grumbulluara, 16 pikë më shumë se vendi i dytë.

G.B./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike