Tirana nuk pajtohet me deklaratën e BE-së për Kosovën, Çollaku: PD-ja mbështet pa asnjë rezervë qëndrimin e Ramës! Plani i sulmuesve serbë, aneksimi i veriut

Për herë të parë Shqipëria nuk ka mbështetur deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE për Dialogun Kosovë-Serbi, i bërë më datën 19 shtator ku kërkohej palëve zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Siç konfirmuan burimet ekskluzivisht për Shqiptarja.com dhe më pas edhe vetë kryeministri Edi Rama, Shqipëria nuk është linjëzuar me deklaratën e e BE, bërë publike nga Joseph Borrel pasi sipas Tiranës zyrtare ato qëndrime nuk janë të përshtatshme në dritën e situatës aktuale dhe se Kosova nuk mund të cilësohet përgjegjëse e tensioneve.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në emisionin “Repolitix” në Report Tv me gazetarin Denis Minga u shpreh se ai dhe Partia Demokratike mbështesin pa hezitim deklaratën e Ramës.  

“I kam kërkuar Ramës të tërhiqet nga open Balkan. I kam kërkuar të ndalë raportin e afrimësisë me Vuçiç. Mbi 90% të fjalëve të mia mbi këto dy vite në parlament kanë qenë për kosovën. Për kursin që ka ndjekur Kosova. E kam akuzuar për anulin e mbledhjeve.

Por sot në këtë ditë do të ishte e papërgjegjshme dhe anti patriotike nga ana jonë të bëjmë bilanc për të nxjerrë përfitime politike. Sot unë mbështes pa asnjë rezerve deklaratën e Ramës për dialogun. Ështe e papranueshme. Ky është qëndrim i PD”, tha ai.

Sipas Çollakut plani i sulmuesve serbë i orkestruar nga Beogradi ishte të “përvetësojë një pjesë të veriut të Kosovës, ashtu siç Rusia ka aneksuar Krimenë”.

“Ai ka qenë një akt agresioni ushtrarak me synim akeksimin e territorit. Plani i tyre ishte të aneksonin katër komuna të Veriut. Me atë arsenal mund të armatoset një division. Mund të ketë dhe të tjera. Ajo ishte strukturë ushtrarake, me lidhje me Beogradin, bodygardë të ministrit të mbrojtjes. Mbi të gjitha autografi i Vuçiç mbi ngjarjen që shpalli ditë zie, është kulmi. Planet për pushtim territorial për shtrirje territorial. Beogradi ka plan për të shkëputur katër komunat. Ka në plan të kapë komunat e një vendi tjetër. E gjithë politika shqiptare duhet të jetë bashkë. Përballë Serbisë duhet të jemi të gjithë të unifikuar”.

Çollaku shtoi se politika shqiptare duhet të jetë e unifikuar në mbështetje të Kosovës, ndërsa nënvizon se BE duhet të njhë realitetin.

“Është indinjuese dhe mendoj se ka një kontradiktë sepse po të shikoni kjo deklaratë është në kontradiktë me qëndrimin e qeverisë Gjermane. Ne s’po kërkojmë të mbajnë anën tonë por të njohin realitetin”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
Andri Nurellari: Deklarata e BE, si të krahasosh xhelatin me viktimën! PD krah Kurtit, të kthehet në dialog me Vuçiç për zgjidhje finale

 

Anëtari i kryesisë PDK Adri Nurellari referuar deklaratës së BE për dialogun Kosovë-Serbi, tha se të lë për shije të hidhur sepse sipas tij është si krahasosh “xhelatin me viktimën”.

“Deklarata e Borell ka lënë shije të hidhur. Njëlloj përpjekje për të barazuar xhelatin me viktimën. Duket që është tipike e sforcuar për të vazhduar me një politikë të vjetër. Ne kemi një rast klasik të një lufte hibride. Të jep një shije përkujtimi të 33 viteve më parë… Vucic insistoi duke thënë se kemi Serbë lokalë. Ishte një përpjekje tipike dezinformuese”.

Në këtë sulm terrorist siç tha ai të organizuar nga Serbia, Nurellari nënvizoi se PDK është në krah të Kurtit përballë armikut.

Nuk kemi ndryshuar qëndrin ndaj Kurtit në politikë të brendshme. Por kur bëhet fjalë për këtë aggresion terrorist që i përmbush karakteristikat e një terrorizmi të sponsorizuar nga një shtet kuptohet që ne padyshim bëhemi me kryeministrin e Kosovës. Ne jemi të gjithë të unifikuar përballë një armiku të përbashkët. Përballë interesit shtetëror jemi unikë. Jemi të gatshëm për të raportuar veprime, e për të shmangur një dallim partiak. Ai ka qenë aggression ndaj sovranitetit territorial të Kosovës. Ishte një aggression i ngjashëm me Donetskun e Ukrainës”.

Ndërkaq shtoi se Kurti duhet të rikthehet në dialog me Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje finale.

Albini duhet të shkojë në dialog me Vuçiç. Është e kotë të presim të ketë ndonjë vrasje ndërgjegje pendesë nga vuçiç. Serbia është kjo që është dhe ska ndërmend të ndërrojë. Ne s’mund t’i varim fatet nga Serbia. Në të tilla rethana zgjidhja e vetme është që të kthehemi në një dialog që të mundësojë një zgjidhje finale. Përqindja e Serbëve që nuk duan të hyjnë në BE është më e madhe se e atyre që duan. Kemi një kthim të formave të vjetra në Serbi, ndërkohë kemi Kosovën që paraprin në nivel Evropian. Dhuna dhe lufta nuk është zgjidhje atë duan Serbët që janë në terrenin e tyre. Neve na intereson që të riparojmë raportin me BE. Në fund të fundit një nga përgjegjësinë e Kurtit është ai që e ndaloi dialogun në shtëpinë e bardhë. Ai tha dua BE. Kurti ka rënë në gropën që i ka bërë vetes”, shtoi ai.

Ora 22:01
Rama kundër BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti Krashi: Deklaratë e duhur, shihet qartë që konflikti është i njëanshëm

 

Deputeti i PS Lavdrim Krashi i ftuar në “Repolitix” në Report Tv u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Rama kundër deklaratës së BE për dialogun Kosovë-Serbi është e duhura, ndërsa theksoi se pas sulmit në Veri të gjithë e shohin qartë që konflikti është i njëanshëm.

“Deklarata e Ramës është deklarata e duhur. Çdolloj deklarimi sa i takon qytetarëve ne gjithmonë shohim me paragjykim se ne jemi shqiptarë sepse nga të huajt shihet sikur ne jemi më shumë në krah të Kosovës. Nuk ka qytetar që nuk e di që konflikti është krejt i njëanshëm. Është krejt e qartë se çfarë ka ndodhur. Unë shpresoj që politika e Kosovës të jetë në gjendje të flase me aq përgjegjësi sa policia e Kosovës. Ne jemi shqiptarë, është qeveria e Shqipërisë. Është një deklaratë që është 50% me 50%, sikur të dyja palët janë përgjegjës (deklarata e BE). Por e vërteta është krejt ndryshe. Duket qartë se ku janë trajnuar dhe ku i kanë marrrë armët grupi terrorist serb që kreu sulmin në Kosovë”, tha ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mark: 28/09/2023 05:02

    serbia eshte trimeruar,,,pas sulmit te rusise ne ukraine,,,,ia pine lengun amerikes dhe europes,,,do bejne dhe nja dy sulme te vogla per testim dhe me pas do sulmojne me ushtri per te marre te gjitha komunat serbe ,,zvecan,zubin potokun,,.etj..amerika dbe europa. nuk do bejne asgje,,,prandaj kosova duhet te armatoset qe tani me 1000 tanke,,1000 topa..300 avione.,,mo1rtaja,,.200 heelikoptere uahtarake,,municion,, e mitraloze.,,raketa.,,drone,,.ndryshe do ju pushtoje serbia...armet dhe ushtria duhet te jete e sterkompletuar ne keto kohe...te marre tanke nga amerika,,anglia,,gjermania...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë