Tirana përkujton Ditën
ndërkombëtare të Holokaustit

Tirana përkujton Ditën<br />ndërkombëtare të Holokaustit
 
TIRANE-Për Izraelin zyrtar, Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku nuk humbi asnjë jetë e hebrejve.

Zëvendsambasadori izraelit në Tiranë, shprehu mirënjohjen kundrejt familjeve shqiptare të cilat strehuan rreth 20 mijë hebrenj në Shqipëri.

“Shpëtimi i jetëve të hebrenjve në Shqipëri, nuk u bë vetëm nga një segment i popullsise, nga një segment i shtetit apo nga një grup fetar i caktuar. Hebrenjtë u shpëtuan nga myslimanët, nga bektashinjtë, nga katolikët romakë si dhe nga ortodoksët shqipëtarë. Ishte kodi moral i cili mbizotëroi mbi çdo ideologji, fe, klasë, pozicion klasor, ishte kodi moral i Besës. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, ku asnjë jetë hebreje nuk humbi, ku asnjë hebre nuk ju dorëzua autoriteteve naziste, e ku të gjithë hebrenjtë shpëtuan pa u dëmtuar”, u shpreh Le Lois.

Në shenjë nderimi, ai i dhuroi një dekoratë pasardhësit të mbretit Zog, Leka i Dytë, duke e falenderuar për aktin human që mbreti Zog kreu duke i vënë në dispozicion hebrenjve pasaporta për nënshtetësinë shqiptare.

Ndërsa, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi ka theksuar në fjalën e saj se krahas përkujtimit të afro 6 milion hebrenjve të vrarë brutalisht nga regjimi nazist, shqiptarët kanë arsye të ndjehen krenarë për rolin dhe kontributin e tyre në mbijetesën e afro 2000 hebrenjve.

 “Ne shqiptarët kemi të drejtë të jemi krenarë sot përpara popullit hebre, përpara Izraelit sepse në ditët më të vështira të tyre, midis halleve tona të mëdha, midis varfërisë dhe vuajtjeve të luftës, vatra e shumë familjeve shqiptare e bëri një vend të ngrohtë për ata që po vuanin dhe mundoheshin t’i fshiheshin masakrës dhe persekutimit kolektiv. Me sinqeritetin dhe dlirësinë e zemrës, duke respektuar kodin themelor moral të tyre, besën, shqiptarët duke marrë parasysh rrezikun që i priste, strehuan më shumë se 2000 hebrenj, ashtu pa zhurmë, pa bujë saqë do t’ju duhej puna e historianëve më pas për ta pasqyruar shumë vonë dhe qartësisht këtë kontibut të tyre të vyer. Ne sot ndjehemi të respektuar kur në memorialin e ngritur në kujtim të Shoahut lexojmë edhe emrat e familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.”

Ceremonia në përkujtim të Ditës së holokaustitit u zhvillua në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, nën tingujt e kolonës zanore të filmit “Lista e Shinlerit” dhe përmes një galerie pikturash në nderim të viktimave të holokaustit. Aktiviteti në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Holokaustit, u organizua nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit dhe UNDP organizuan një përkujtimore në Muzeun Historik Kombëtar.
 
Redaksia Online
(b.g/ shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane