Në vigjilje të Krishtlindjeve Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert festiv në Sheshin Nënë Tereza. Koncerti “Krishtlindje në Tiranë” që nisi në orën 18.00 ka bërë bashkë për rreth 2 orë artistët shqiptarë me qytetarët që kishin dal në shesh për të shijuar atmosferën festive.
 
Në skenën e vendosur nga bashkia, intereptuan tenori Armando Kllogjeri, mezzosoprano Ivana Hoxha, soprano Erinda Agolli, Orkestra Frymore e Tiranës dhe mjeshtri koncertues, Panos Vlachos, dirigjent i parë i Orkestrës Frymore Athinë.
 
Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, artistët interpretuan edhe pjesë të zgjedhura muzikore nga “Traviata”, “Turandot” dhe vepra të tjera të njohura operistike.
 
Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja i është  bashkangjitur koncertit për të uruar të gjithë besimtarët me rastin e krishtlindjes, duke ftuar qytetarët që të solidarizohen me familjet në nevojë.

veliaj

 “Duke pranuar që jo të gjithë e kanë të plotë tavolinën e drekës së Krishtilndjeve apo darkën e vitit të ri jo të gjithë i kanë të gjitha dhuratat poshtë pemës ndaj do doja që në këtë javë të frymëzuar nga artistët tanë me këtë muzikë dhe këtë frymë solidariteti deri në datën 31 secili prej nesh sipas mundësisë modeste që ka, të bëjë maksimumin për të ndihmuar fqinjin e vet, të afërmin e vet, ata njerëz që ndoshta nuk kanë pasur fatin të kenë të mirat që shumë prej nesh t’i gëzojnë sot. Është kjo mënyra më e mirë edhe për të kujtuar Krishtlindjet  
edhe për ta mbyllur vitin si një familje që edhe pse është mbi 1 milion banorë nuk harron solidaritetin intimitetin dhe mbështetjen për secilin prej anëtarëve të familjes. tha Veliaj.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)