Në vigjilje të Krishtlindjes Bashkia Tiranë ka organizuar një koncert duke sjellë një atmosferë tepër festive.

Koncerti në sheshin Skënderbej nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve. I gjithë eventi është organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore. 

"Sa atmosferë e ngrohtë  në sheshin “Skënderbej”, në vigjilje të Krishtlindjes , shoqëruar me tingujt  plot mirësi e dashuri të koncertit festiv", shkruan Veliaj.

Për të shijuar koncertin u mbledhën qytetarë të shumtë të cilët ndajnë dhe urimet e para.


Lajmi kryesor:

Kremtohet Krishtlindja! Mesha dhe festime në Tiranë e mbarë vendin! Gëzuar nga Shqiptarja.com e Report Tv