Tirana ka mundur sot në “Qemal Stafa” me rezultatin e pastër 3-0 Tërbunin e Pukës duke vazhduar serinë e rezultateve positive. Pas fitores në javën 3 e kaluar ndaj Kukësit, kjo është e dyta radhazi një hap tejet pozitiv për skuadrën bardheblu që nën drejtimin e trajnerit të ri Ilir Daja po i ringjit shkallët e klasifikimit në renditje duke kapur, edhe pse provizorisht vendin e 4-t. Për Tiranën golat u shënuan nga Karan 8′, Elis Bakaj 48’ dhe Gilman Lika 68’.
Në ndeshjen tjetër të javës së 10-të Teuta ka fituar në “Niko Dovana” me rezultatin 3-1 ndaj Flamurtarit. Golat për durrsakët u shënuan nga Artur Magani 2′, 47′ dhe R.Hoxha 78’, ka barazuar për ekipin vlonjat provizorisht sulmuesi gjeorgjian Tshakadadze 19′. Në pjesën e dytë skuadra e Flamurtarit u detyrua të luajë 8 minutat e fundit të sfidës me 9 lojtarë, pas daljes me të kuq të Lushtakut dhe Telushit.
Ndeshjet e mbetura të javës së 10-të Laçi-Partizani, Skënderbeu-Vllaznia dhe Bylis-Kukësi luhen të dielën.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com