Tirana vishet me ngjyrat e dashurisë, sheshi 'Skënderbej' mbushet me instalacione për 'Shën Valentin'

TIRANE- Ky Shën Valentin e gjen Tiranën me një dekor të veçantë. Bashkia e Tiranës, ka vendosur disa instalacione për të gjithë të dashuruarit, të cilët dëshirojnë që të memorizojnë në foto këtë ditë të veçantë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përcjell foto të disa prej këtyre instalacioneve të vendosura në kryeqytet, duke i uruar të gjithëve sa më shumë dashuri.

“Tirana Love vibes! Gëzuar Shën Valentinin dhe sa më shumë dashuri në zemrat tuaja!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Bashkia e Tiranës njofton se sheshi “Skënderbej” fton në hapësirën e tij të gjithë qytetarët apo vizitorët e Tiranës, që të mund të shkrepin fotot sa më të bukura pranë instalacioneve që do të qëndrojnë të vendosura aty përgjatë fundjavës.

m.v./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita një vit jashtë parlamentit, a ishte i drejtë vendimi për djegien e mandateve?

Komento