'Tirana vjen tek ti', Veliaj: Muzeu i Lëvizshëm do e çojë Kryeqytetin në të gjithë trevat shqipfolëse (VIDEO)

Në kuadër të Tiranës 100 vjet kryeqytet, Sheshi “Skënderbej” u shndërrua ditën e sotme në një muze të hapur, pjesë e nismës Muzeu i Lëvizshëm, i cili synon promovimin e turizmit, kulturës dhe traditave të qyteteve shqipfolëse, të bashkuara tanimë në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon. Kjo nismë, e cila ka si qëllim promovimin e turizmit ndërqytetas, përfshin qytetet e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Prishtinës dhe Preshevës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përshëndeti nismën, u shpreh se ky muze do të përçojë më të mirën e Tiranës për t’i ardhur në ndihmë edhe promovimit dhe zhvillimit të ekonomisë lokale. Ai tha se Muzeu Lëvizës është një derë e hapur në secilin prej qyteteve të përfshira në këtë nismë.

Meqenëse Tirana si kryeqytet u prek nga dy tërmete dhe nga fatkeqësia e pandemisë në vitin e 100 vjetorit, menduam të krijojmë mundësi që njerëzit ta shijojnë historikun e Tiranës jo duke ardhur fizikisht këtu, por duke çuar një copë të Tiranës në Prishtinë, e në disa nga qytetet kryesore të Kosovës. Në fakt, është një muze lëvizës i cili, qoftë edhe simbolikisht, do e shpjerë Tiranën në të gjitha këto treva, për t’u dhënë mundësi qytetarëve në Prishtinë, Preshevë, Tetovë, Shkup, Gjakovë e Prizren, qytetarëve në Pejë e Ulqin, të njohin rrugëtimin e Tiranës, duke pranuar se Tirana është jo vetëm kryeqendra e Shqipërisë, por është edhe kryeqendra e shqiptarisë, e asaj që e quajmë albanosfera në rajonin tone, e një shtëpie të dytë, jo vetëm për ata që vijnë nga qytete të tjera të Shqipërisë, por edhe nga ata që vijnë nga Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut apo nga jugu i Malit të Zi”, u shpreh ai.

Muzeu lëvizës i Tiranës strehon në miniaturë rrugëtimin dhe kujtesën e një qyteti që përgjatë një shekulli, falë bujarisë dhe trashëgimisë së tij më të mirë, si dhe kontributit të elitave kombëtare, u shndërrua në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.

Janë të shumta rrugët, sheshet, ndërtesat e dokumentat që rikthehen në vëmendje përmes imazheve fotografike, duke dëshmuar momentet më të forta të historisë së qytetit, por edhe të dinamikave të shndërrimit të tij të përhershëm që e karakterizon qysh në zanafillë: nga ballkoni i Bibliotekës së Vjetër Kombëtare, ku u ngrit flamuri i pavarësisë së tij prej përfaqësuesve të familjeve më në zë të Tiranës, ecet drejt vendimeve të Kongresit të Lushnjes që e shpalli Kryeqytet, shkohet tek kremtimet e para të kryeqytetit të ri të shqiptarëve, zhvillimet e shtetit modern dhe monarkisë shqiptare, vijohet me dëshmitë e çasteve të rënda të pushtimit nazi-fashist, por edhe me rezistencën e shkëlqyer e betejën e çlirimit të saj.

Një pjesë e vogël e traditës së Tiranës është vendosur në pjesën e jashtme të muzeut, me veshjet etnografike, sofrën tiranase dhe bujarinë e mikpritjen e pakushtëzuar që Tirana di t’ia dhurojë kujtdo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja