Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës 2021, Veliaj: Mes 2500 vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme! Sot garohet për kauza të mëdha si ajo e refugjatëve

Maratona e Tiranës ku marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme ka nxjerrë dhe fituesit e saj për 3 kategoritë. Edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, është një nga eventet më të mëdha sportiv në kryeqytet. Në këtë Maratonë morën  pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme. Maratona u zhvillua në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe Ëe too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Maratona e Tiranës u zhvillua pas një viti pushim për shkak të pandemisë së Covid 19, me të cilën u përball e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij hapëse falenderoi të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe e gjithë bota, ndërsa theksoi se Tirana tani është zyrtarisht e hapur . Kreu i Bashkisë tha se sot vrapohet edhe për kauza të rëndësishme si ajo e “Run ëith refugees”, për të treguar që jemi një vend i hapur, jemi një qytet i hapur.

Fituesit e Maratonës së Tiranës

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit - Meshkuj

Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri - Fiton 5000 Euro

Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD - Fiton 3000 Euro

Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria - Fiton 2000 Euro

Fituesit - Femra

Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina - Fiton 5000 Euro

Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri - Fiton 3000 Euro

Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina - Fiton 2000 Euro

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit - Meshkuj

Vendi i parë: Bogdan Semenovych - Ukraina - Fiton 2000 Euro

Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia - Fiton 1500 Euro

Vendi i tretë: Albion Ymeri - Kosova - Fiton 1000 Euro

Fituesit - Femra

Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina - Fiton 2000 Euro

Vendi i dytë: Adrijana Poparsova  - NMKD - Fiton 1500 Euro

Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova - Fiton 1000 Euro

Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit - Meshkuj

Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD - Fiton 800 Euro

Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri - Fiton 600 Euro

Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri - Fiton 500 Euro

Fituesit - Femra

Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria - Fiton 800 Euro

Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri - Fiton 600 Euro

Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri  - Fiton 500 Euro

 

Për t’i lënë vendin pistës për garuesit qarkullimi i automjeteve është devijuar si dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këto akse. Ditën e sotme kufizimi i qarkullimit të automjeteve nis nga ora 7:00 deri në 17:00. Për shkak të bllokimit të rrugën për zhvillimin e Maratonës në Tiranë është krijuar një kaos me trafikun

Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët  “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”,  rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranë! Ja çmimet që marrin

Maratona e Tiranë ka shpallur fituesit e saj për 2021 në 3 kategoritë

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit - Meshkuj

Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri - Fiton 5000 Euro

Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD - Fiton 3000 Euro

Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria - Fiton 2000 Euro

Fituesit - Femra

Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina - Fiton 5000 Euro

Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri - Fiton 3000 Euro

Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina - Fiton 2000 Euro

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit - Meshkuj

Vendi i parë: Bogdan Semenovych - Ukraina - Fiton 2000 Euro

Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia - Fiton 1500 Euro

Vendi i tretë: Albion Ymeri - Kosova - Fiton 1000 Euro

Fituesit - Femra

Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina - Fiton 2000 Euro

Vendi i dytë: Adrijana Poparsova  - NMKD - Fiton 1500 Euro

Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova - Fiton 1000 Euro

Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit - Meshkuj

Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD - Fiton 800 Euro

Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri - Fiton 600 Euro

Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri - Fiton 500 Euro

Fituesit - Femra

Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria - Fiton 800 Euro

Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri - Fiton 600 Euro

Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri  - Fiton 500 Euro

Ora 13:33
Fituesi i 42 km në Maratonë e Tiranës për meshkujt shpallet efektivi i Forcave të Armatosura

Ilir Këllezi nga Korça është shpallur fitues i maratonës me 42 kilometra për meshkuj në Maratonën e Tiranës. Këllezi garonte me logon e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ministri Niko Peleshi shprehu krenarinë për shpirtin kampion të Forcave të Armatosura.

"Lëvizja sportive brenda Forcave të Armatosura, së shpejti me një program të ri entuziast. Krenar për shpirtin kampion të FA", shkruan Peleshi.

Ora 12:31
Maratona e Tiranës, Luzia Gega zë vendin e dytë dhe flet për Report TV: Ishte emocionuese, nuk është e thëne të dalësh e para! Vitin tjetër do jem më e përgatitur

Qindra vrapues kanë marrë pjesë në maratonën e Tiranës që po zhvillohet ditën e sotme, mes tyre nuk mund të mungonte edhe sportistja Luiza Gega e cila përshkoi zuri vendin e dytë dhe emocionet e garës për Report Tv.

“Maratona është diçka qe nuk bëhet shaka. Nuk shkoi siç doja të shkonte, vajza nga Ukraina më ndiqte këmba këmbës, ishte presioni shumë i madh, Mu desh të ndaloja një moment dhe u shkëputa, u mundova ta arrija, por pashë që nuk ja dilja dot. Pastaj pjesën e dytë e bëra për qejf.”, u shpreh ajo.

Ndonjëherë ajo çfarë ka rëndësi nuk është destinacioni por rrugëtimi, ashtu edhe në rastin e Luiza Gegës, e cila pavarësisht se nuk arrti të “rrëmbente” vendin e parë e shijoi garën dhe kjo për shkak të njerëzve që e kanë përkrahur gjithë rrugën.

“E kam shijuar shume, ishte shumë e emocionuese të kisha gjithë njerëzit që më mbështesnin rreth meje, unë kam edhe natyrën që i përshëndes, ndaj edhe marrë çdo vit pjesë. Thjeshtë për të garuar në vendin tim, të ndjej emocionin që më urojnë gjithë rrugës dhe më mbështesin.”, u shpreh ajo.

Sportistja tregoi që pavarësisht se nuk kishte përgatitjen e nevojshme fizike, e tundoi çmimi dhe kjo ka qenë një ndër arsyet që kanë shtyrë të garojë në moment të fundit.

“Nuk është shaka, duhet të jesh i përgatitur fizikisht, më tundoj edhe Premium, dhe kjo ka qenë arsyeja që vendosa të marrë pjesë.”, tha ajo.

Ndërsa në fund, ajo dha një premtim se vitin tjetër do të vijë më e përgatitur për garën.

“E kam shijuar, nuk është e thënë që të dalësh gjithmonë e para, vendi i dytë është po ashtu një vend shumë i mirë. Vitin tjetër do të vijë më e përgatitur, do ta marrë më seriozisht.”, tha sportistja në fund.

Ora 11:06
'Asgjë nuk na ndal', garuesit e veçantë të Maratonës së Tiranës

Një kategori e veçantë e Maratonës së Tiranës është dhe ajo “We too” e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese.

Sikurse është kthyer tashmë në një traditë, pjesë e garës së sotme të Maratonës ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë.

Garues me karroca u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km. Pjesë e garës ishte dhe Emiliano Lule, i cili edhe pse ka humbur shikimin disa vite më parë, shërben si frymëzim për shumë njerëz të tjerë me punën e tij të përditshme dhe në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Ora 09:53
FOTO-LAJM / Hazizi dhe Fatima nga Afganistani i bashkohen Maratonës së Tiranës

Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, ishin vrapuesit e Maratonës së Tiranës ditën e sotme. Çifti nga Afganistani të cilët u detyruan që ta braktisin vendin e tyre pasi ardhjes në pushtet të talebanëve, janë të njohur për pjesëmarrjen në maratona të ndryshme duke iu bashkuar kauzave.

Kësaj here, kauza e tyre ishte për refugjatët dhe afganët të cilët në këto momente po kalojnë një situatë aspak të qetë.

Hazizi dhe Fatima u pritën ditën e djeshme në një takim Të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zyrën e tij, i cili i përgëzoi dy të rinjtë për angazhimin në jetën publike e posaçërisht pjesëmarrjen e tyre, bashkë me qindra vrapues të tjerë të huaj në Maratonë.


Ora 09:07
Nis maratona e Tiranës, Veliaj: Mes vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme

 

Në nisje të Maratonës së Tiranës, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse për të gjithë garuesit. Veliaj tha se në këtë maratonë marrin pjesë edhe 1 mijë veta nga 35 vende të ndryshme të botës, ndërsa në të ka dhe kauza të rëndësishme siç është ajo e refugjatëve.

"Faleminderit që keni mbushur  Tiranën plot me gëzim, falenderoj ata 1 mijë veta që kanë ardhur nga 35 shtete të ndryshme. Ne jemi zyrtarisht të hapur dhe rikthimi i Maratonës pas mungesës dhe është ndoshta shenja më e bukur e një Tiranë që do t'i rikthehet normalitetit dhe jetës aktive. Shumica sot do vrapojnë për qefin  e tyre, ndërkohë që kam një konsideratë të veçantë për një kauz dhe një nga kauzat më të mëdha është "vrapo për refugjatët" , për të treguar se ne jemi një vend i hapur dhe nuk harrojmë nga ku kemi ardhur. Një respekt për këtë kauza jo vetëm për refugjatët që janë strehuar në Shqipëri por në të gjithë vendet. Më vjen shumë mirë që qyteti ynë me 144 nacionalitete të ndryshme është një derë të hapur për të gjithë ata që kanë nevojë. E di që vrapojnë për shumë kauza të tjera. Janë ata që vrapojnë për arsye mjedisore, ata që vrapojnë për sëmundje të ndryshme ose për të adresuar çështje shumë të rëndësishme sociale. Keni gjithë respektin tonë dhe mezi pres që përtej sensibilizimit të Maratonës ne të jemi aleat në gjithë këto kauza të përbashkëta. Shumë faleminderit, fitoftë më i miri por mbi të gjitha të kënaqemi të gjithë”, tha Veliaj.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 18/10/2021 06:14

    Ai Luli nga vajti, a e arrestoi policia? Cfare lloj kafshe jane keta njerez? Po sa kafshe qe jane prinderit?! Uau. Po pse me para behet edukata, apo shkolle ne Angli? Futini ne burg mor, me gjithe ckane per shpi, mor, monstra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë