TIRANE - Një 19-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i një shtëpie private kur u pikas nga policia se po vidhte. Hajduti 19 vjeçar me precedentë penalë ka mbetur i plagosur nga hedhja, duke thyer gjymtyrët.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Policisë së Tiranës, sipas të cilave sot në mëngjes rreth orës 05:00, shtetasi Xhulio Noka që njihej me nofkën (Qordja) është hedhur nga kati i dytë për t’i shpëtuar arrestimit.

Ngjarja ka ndodhur në Allias, ku 19-vjeçari ku u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë. Sipas policisë Xhulio Noka, ishte person me precedent të mëparshëm penalë në vjedhje.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)