Policia e Tiranës zbuloi se në 3 apartamente ushtrohej prostitucion nga vajza të huaja.
Blutë e kryeqytetit ndërhynë në këto ambiente në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furrxhi” dhe arrestuan 3 gra, kineze dhe vietnameze 39, 42 dhe 43 vjeç. Në hetim në gjendje të lirë, u vunë dy persona, klientë të tyre.
Policia njofton se sekuestroi dy celularë në të cilën ka dhjetëra komunikime rreth kësaj veprimtarie të paligjshme. Apartamentet ishin marrë me qira nga të huajat e arrestuara tashmë.
Komente






