TIRANË-Një makinë në ecje është përfshirë nga flakët në afërsi të stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë.

Makina tip "Benz" është përfshirë nga flakët rreth orës 17:00 të kësaj të mërkure.
 
Menjëherë sapo konstatoi zjarrin shoferi braktisi makinën me shpejtësi dhe u largua. Mjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme të tij.
 
Nga dyshimet paraprake të zjarrfikësve mendohet se mund të ketë pasur problem teknik ose rrjedhje gazi pasi makina ishte me e benzinë dhe gaz.

Duke qenë se makina ishte në ecje për disa momente qarkullimi në rrugë është vështirësuar pasi zjarrfikëset kanë shmangur mjetet pasi ekzistonte frika e një shpërthimi të mundshëm të "Benzit".

[gallery]22208[/gallery]
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com