Sherri mes katër të rinjve ka përfunduar në plagosjen e dy 24-vjeçarëve në Tiranë.
 
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Murat Toptani”, vetëm pak metra larg Parlamentit. A.S dhe E.E të dy 24 vjeç janë përplasur me dy të rinj të tjerë me incialet E.N dhe D.D.

Gjatë sherrit janë përdorur edhe thikat ku A.S dhe E.E kanë mbetur të plagosur.
 
Shkak i këtij konflikti sipas Policisë dyshohet se është një femër.
 
Dy prej të rinjve kishin njohje me një vajzë dhe fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrjetin social “Facebook”.
 
Më pas ata kanë lënë për tu takuar pranë Parlamentit, për tu sqaruar dhe secili prej tyre ka marrë nga një shok me vete.
 
Por pikërisht pasi kanë debatuar me fjalë, njëri prej të rinjve ka nxjerrë thikë duke lënë të plagosur A.S dhe E.E.
 
Dy të rinjtë u transportuan me shpejtësi në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Ata janë goditur në trup, por thika nuk u ka prekur organet.
 
Ndërkohë burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se dy prej të rinjve që u përfshinë në konflikt kishin pasur lidhje me të njëjtën vajzë dhe sherri erdhi pikërisht për këtë shkak.
 
Ndërkohë Policia ka arrestuar të riun me inicialet E.N ndrësa D.D është shpallur në kërkim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com