Tiranë, 54 vjeçarja humb jetën në punë, e zunë poshtë dy palete me pije alkoolike (EMRI)

Tiranë, 54 vjeçarja humb jetën  në punë, e zunë poshtë dy palete me pije alkoolike (EMRI)

Foto ilustruese

TIRANE- Një aksident i rëndë në punë u shënua ditën e djeshme (13 prill 2024) në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike në Fushë Mëzez.

Policia e Tiranës informon se gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital.

Policia arrestoi punëtorin e kësaj firme, Refik Sokoli, 56 vjeç, banues në Tiranë. Dosja i kaloi prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Luis Enrique s'dorëzohet: PSG shkon në finale, në Paris do kemi 50 mijë tifozë me vete

Luis Enrique s'dorëzohet: PSG shkon në finale, në Paris do kemi 50 mijë tifozë me vete