104.2 gram kokainë kanë gjetur uniformat blu, nga kontrollet që ka ushtruar në dy makina të ndryshme.
Në operacionin “Biss”, Policia ka ka kontrolluar makinën “Volksvagen” të rruga “Kongresi I Manastirit”, ku në pjesën e këmbëve te sendilja e pasagjerit janë gjetur 50 gram kokainë.
Në pranga kanë rënë Genci Huta, Denis Yzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Gega. Ky është momenti kur Policia shtrin në tokë trafikantët e kokainës dhe I arreston ata. Genci Huta është arrestuar më parë edhe në Itali në vitin 2010 me 1 kg kokainë.
Pak orë më vonë është zhvilluar nëj tjetër operacion nga Policia i koduar “Tranter”. Dritan Toska dhe Vladimir Ademi janë arrestuar pasi nga kontrolli në makinën tip Audi dhe në banesën ku ata jetonin, janë gjetur 50 gr kokainë.
Gjithashtu Dritan Toskës dhe Vladimir Ademit I janë gjetur edhe 1100 dollarë të falsifikuar dhe një sasi lekësh të cilat dyshohet se kishin grumbulluar nga shitja e kokainës. Po kështu Uniformat Blu kanë gjetur edhe 12 fishekë.
Burime të Report TV nga Policia e Tiranës thanë se kokaina shitej kryesisht te lokalet e natës dhe të dy grupet e shpërndanin vet tek personat që e blenin. Kokaina kap një vlerë prej 1 mijë euro, ndërkohë që po hetohet për të zbuluar bashkëpunëtorët e këtyre personave.
Prej kohësh Policia ka ndaluar disa grupe të cilat merren me shitjen e kokainës në Tiranë. Kryesisht këto grupe operojnë në lokalet e natës në ish-bllok, por edhe në zona të tjera të Tiranës.
Kokaina, telefonat dhe fisheket e sekuestruar
Njoftimi i policisë:
Intensifikohet puna për evidentimin dhe goditjen e shpërndarësve të drogave të forta.
Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar dhe finalizuar 2 operacione policore antidrogë të koduara "BISS" dhe "TRANTER".
Në dy operacionet janë sekuestruar 104.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 1100 dollarë, 52000 lek të reja, 2 automjete, 8 telefona, 1 peshore elektronike dhe 12 fishekë pistolete.
6 persona në praga gjatë dy operacioneve.
Në operacionin e parë të koduar "BISS", janë arrestuar 4 shtetas dhe konkretisht :
- Genci Huta, 46 vjeç, banues në Tiranë.
- Denis Yzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.
- Gentjan Dikollari, 30 vjeç banus në Tiranë.
- Anxhelin Gega, 30 vjeç banues në Tiranë.
Arresitmi i këtyre shtetasve është bëri i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rr."Kongresi i Manastirit", në mjetin tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin Genc Huta dhe pasagjer shtetasit Denis Yzo, Gëzim Dikollari dhe Anxhelin Gega, në pjesën e këmbëve të pasagjerit janë gjetur 50.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Në operacionin e dytë policor të koduar "TRANTER", kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve janë arrestuar 2 shtetas :
- Dritan Toska, 38 vjeç, banues në Tiranë.
-Vladimir Ademi, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe gjatë daljes nga mjeti tip "Audi" janë gjetur 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Në operacionin e parë policor "BISS", janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
- 54.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
- Automjeti tip "Volkswagwn".
- 1 peshore elektronike.
- 6 telefona celularë.
Në operacionin e dytë policor "TRANTER" të zhvilluara janë sekuestruar në total :
- 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
- Automjet tip "Audi".
- 1100 dollarë ( dyshohen të jenë të fallsifikuara) dhe 52000 lekë të reja.
- 2 telefona celularë.
- 12 fishekë arme zjarri model 54.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale "Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim", neni 283/2 i Kodit Penal për shtetasit Genc Huta, Denis Yzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Gega, ndërsa për shtetasit Dritan Toska dhe Vladimir Ademi për veprat penale " Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim" "Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak" dhe "Fallsifikim i monedhave", nenet 283/2, 279 dhe 183 të Kodit Penal.